Në Ladorisht i jepet lamtumira profesorit Amit Merko

Sot ju dha lamtumira e fundit profesorit dhe humanistit të njohur nga Ladorishti, Amit Merko. Ne ceremoninë e varrimit morri pjesë edhe myftiu i Strugës Mr Salim ef Sulejmani. Gjatë fjalimit ngushëllues, pasi përmendi vlerat njerëzore, humane, kombëtare dhe fetare të profesorit, myftiu përkujtoi edhe hadithin e Pejgamberit a.s. i cili ka thënë: Kur vdes njeriu, ndërpriten veprat e tij, përveç në tre raste: sadaka e vazhdueshme, dituria të cilën e lë pas, që të tjerët të përfitojnë prej saj, dhe fëmija i edukuar mirë, i cili do të lutet për të.” Andaj, ne të gjithë që jemi këtu dëshmojmë se profesor Amiti me veprat humane të tij ka lënë sadaka rrjedhëse, ai ka lënë shumë nxënës, por edhe fëmijë të edukuar shumë mirë, të cilët do të luten për të. Në fund, myftiu ngushëlloi familjen, shokët dhe dashamirët e prof Amitit, duke lutur Zotin që të ndjerin ta shpërblej me shpërblimet më të mëdha të Tij në Botën tjetër.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...