Në Maqedoni, rritet numri i turistëve dhe i bujtjeve

Në shtator të këtij viti në Maqedoni janë evidentuar 108.711 turistë, të cilët kanë realizuar 260.320 bujtje, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Numri i turistëve në shtator të vitit 2018 në raport me shtatorin e vitit 2017, është rritur për 4,4 për qind, ndërsa i bujtjeve për 7,3 për qind.StrugaLajm

Në periudhën janar – shtator të këtij viti, lidhur me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i turistëve është rritur për 13,6 edhe atë: tek turistët vendorë për 14,1, ndërsa tek turistët e huaj për 13,3 për qind.StrugaLajm

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 15,2 për qind me çka tek turistët vendorë ka rritje për 14,3, ndërsa tek të huajt për 16,4 për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...