Në market mund të bleni vetëm 2 litra vaj

QYTETARËT TË CILËT MORRËN MË SHUMË U DETYRUAN TA KTHEJNË

Në market nuk mund të bleni më shumë se dy litra vaj. Tentuam të marrim 5 litra, aq sa kishin mbetur por nuk mundëm. Shitësja na tha se kemi të drejtë të marrim vetëm dy litra. Edhe qytetarë tjerë të cilët morën më shumë se dy litra vaj u detyruan ta kthejnë.

“Vaj ushqimor arritëm të gjejmë në një market të Shkupit, pasi disa tentimeve në disa markete vaj nuk kishte. Këtu kishin mbetur vetëm 5 litra vaj, ndërsa ne kishim të drejtë të marrim vetëm dy litra vaj”.

Në shumicën e markete që i vizituam nuk kishte vaj as për ilaq.

“Më intereson në cilin raft është vaji? Vaj nuk ka. Nuk ka? Jo, nuk ka vaj”. 

“A do të ketë sot vaj? Nuk e di. Të premten dhe të dielën kishte. Kur mund të vi të blej? Nuk e di po presim edhe ne. Por nuk e di a do të ketë. Sasi të vogla na dërgojnë. 

“Nuk kemi vaj, u harxhua. Dje kishim por u harxhua menjëherë. Kur do të keni? Nuk e di kur do të na vjen malli”.StrugaLajm

Qytetarët që i pyetëm nuk ishin të brengosur për dëficitin e vajit.

“Një litër e kam në shtëpi, nuk kam blerë më shumë, kur harxhohet do të blejë”.

“Nuk di unë, grua ime blen vaj, nuk është ankuar deri më tani.

Ministria e Ekonomisë e solli vendim për shitje të kufizuar të vajit nëpër markete me qëllim që vaji të mos blihet pa nevojë, e me këtë edhe të mund të keqpërdoret nga tregtarët më të vegjël. Ndryshe në disa markete çmimi i një litri vaj luledielli arrin deri 140 denarë. /KlanMacedonia/

In : Aktuale

Loading...
loading...