Në mes të luftës, Klitschko marton një çift (Video)

Ish-kampioni i botës në boks dhe kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko ka martuar një çift ukrainas, që po lufton për ta mbrojtur artdheun.

Klitschko është duke luftuar kundër Rusisë, e cila ka filluar sulmin ushtarak ndaj Ukrainës tash e 10 ditë, shkruan Gazeta Express.

Në mes luftës, Klitschko gjeti kohë që të martojë një çift.StrugaLajm

“Sot urova ushtarët e një prej batalioneve të mbrojtjes së kryeqytetit Lesya dhe Valeria. Ata kanë kohë që jetojnë në një martesë civile, ndërsa tani kanë vendosur të martohen. Ceremonia u zhvillua pranë një prej postblloqeve. Jeta vazhdon! Dhe ne do të mbrojmë jetën e Kievit, shtetit tonë!”, shkroi Klitschko në Twitter.

In : Aktuale

Loading...
loading...