Në ”Niko Nestor” ,sot ishte ”Dita e Hapur”(Foto)

Sot në SHMK ‘’ Niko Nestor’’ në Strugë u organizua ‘’Dita e hapur’’ ku ishin të ftuar nxënësit dhe mësuesit, por edhe prindërit e shumë shkollave fillore nga rajoni i Strugës,Dibrës dhe Kërcovës.Qëllimi i këtij evenimenti sipas këtij institucioni shkollor të Strugës, ishte që nxënësit, por edhe prindërit nga afër të njihen me funksionimin e shkollës,drejtimet e ndryshme profesionale si dhe me performancën dhe kapacitetet didaktike dhe kadrovike që ofron kjo shkollë profesionale .Ky aktivitet në ‘’Niko Nestor ‘’vjen pasi në fund të muajit prill dhe fillimin e majit ky institucion arsimor bëri prezentimin e aktiviteteve profesionale duke e shpalosur atë në shumë shkolla fillore në rrethinë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...