Ne nxënësit e Strugës

Sibora Hoxha

Ne, zëri i nxënësve. Zëri i ardhmëris të këtij vendi. Ne, e ardhmja juaj. Ne, fëmijt e prindërve, drita e syve të tyre.
Ne shkojmë në shkollë e cila eshte institucion edukativo-arsimor e jemi katandisur me keto ngjarje te turpshme dhe të tmerrshme.
A është faj jon se ai ka pasur probleme familjare, u nda nga gruaja, nga familja, hyri në depresion. Si mendoni ta ndihmojmë ne kur ai e dinte veten e tij se ne cfare gjendje ishte, mos perjashtojme profesoret tane, qe cdo dit na kan degjuar ankesat per te, na kane degjuar, na kan thene toleroni, pershtatuni me profesorin. Por si?
Si te pershtatemi kur gjate ores mesimore nese nuk dije pergjigjen e nje pytje ai te rrethonte me ofendimet e tij te lloj-llojshme qe kurr nuk i kishim degjuar. Degjonim ofendime per koleget e tij. E ai ishte superiori e ne si femij qe mos na fliste ose te na ofendonte ne duhej tja benim qejfin.
U lodhem duke derguar ankesa cdo dite, erdhem deri ne kete gjendje qe nje nga ne u sulmua me boks hekuri e ju mendoni ta toleroni? Po nese ishte femija juaj? Prindi juaj? Vellai juaj? Si do te kishit reaguar?
Ai sot erdh me ate arme te ftohte e neser kur ju tia falni lirine mund te vij me nje arme te ngroht e te sheshoj ter shkollen.
Ju duket i arsyeshem veprimi i tij?
E nese mendoni qe tolerohet , do te jeni ne gjendje te prisni te nesermen kur femija juaj te shkoje ne shkolle e te kthehet me gjysem shpirti ne shtepi?
Mendoni se per ne nxenesit ka qene e lehte te perballonim faktin se ai ishte profesori yne?
E kur degjonim se oren e ardhme kishim gjuhe angleze e kuptonim se nuk do te mesojme asgje pervec dhunes psiqike qe ai na bente?
Pa anashkaluar profesoret te cilet kane duruar e toleruar cdo sharje e gjest te tij te ekzagjeruar.
Por per dhunen nuk ka tolerance!
E nese mendoni se tolerohet vetem se eshte i semur mendor, ju duket normale te jete profesore i femijes tend nje i semur?
Para se gishtin te drejtoni tek te tjeret, drejtojeni te vetja juaj !
Mendohuni si do te reagonit.
Ne duruam shum!
Ju do ta kishit bere?
Shkolla nuk eshte institucion mendor e as social, eshte institucion edukativo-arsimor.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...