Në Ohër formohet Komiteti ndërshtetëror i Maqedonisë dhe Shqipërisë për menaxhim me rajonin e Ohrit

AddThis Sharing Buttons Në Ohër sot u mbajt mbledhja konstituive e Komitetit ndërshtetëror të Maqedonisë dhe Shqipërisë për menaxhim me rajonin e Ohrit, Liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij, si aktivitet që synon mbrojtjen më të madhe të rajonit të Ohrit si raritet natyror dhe kulturor i mbrojtur nga UNESCO.

Formimi i Komitetit paraqet edhe përmbushjen e një prej rekomandimeve të UNESCO-s, si trup që do ta menaxhojë procesin e të gjitha aktiviteteve rreth rajonit të Ohrit.

Ministri në qeverinë e RMV-së dhe kryetar i Komisionit Kombëtar për UNESCO-n, Edmond Ademi shpjegoi se në trupin e sapoformuar janë të përfshirë përfaqësues të autoriteteve qendrore dhe lokale të të dyja vendeve, si dhe sektori civil dhe joqeveritar të cilët punojnë në çështjet lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

“Në Republikën e Shqipërisë ne shohim një partner të rëndësishëm në menaxhimin e të gjitha sfidave rreth mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe jemi të sigurt se do të kemi bashkëpunim domethënës dhe produktiv me interes të ndërsjellë. Shteti ynë e mbështeti zgjerimin e zonave të mbrojtura rreth Liqenit të Ohrit me pjesën që është në Shqipëri, ndërsa tani është nën mbrojtje të UNESCO-s. Së bashku me përpjekjet tona, mendojmë se kjo është një garanci shtesë për ruajtjen e vlerës universale të Ohrit dhe rajonit në tërësi. Detyra jonë është të punojmë dhe të bashkëpunojmë me të gjitha ata të cilët merren me çështjet e përfshira, në mënyrë që të mos lejojmë rrezikimin e mëtutjeshëm të trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe të krijojmë një sistem për organizimin e tyre, menaxhim profesional dhe të qëndrueshëm. Konsensusi social mbi nevojën për të punuar së bashku për këto çështje në mënyrë institucionale, është po aq i rëndësishëm sa edhe bashkëpunimi ndërkufitar me fqinjët tanë”, tha Ademi.

Me këtë rast, ai edhe njëherë e përsëriti angazhimin e qeverisë për të punuar seriozisht në këto çështje, siç tha ” në interes të Ohrit, rajonit të Ohrit i njohur me pasuritë e tij natyrore dhe kulturore, jo vetëm për shkak UNESCO-s, por për shkak të të gjithë neve në interes të gjeneratave të ardhshme”.StrugaLajm

Sokol Gjoka, sekretari gjeneral i komitetit shqiptar të UNESCO-s, me këtë rast shprehu kënaqësinë e tij për formimin e komitetit të përbashkët, duke theksuar se nga ana e shqiptarëve do të bëjë gjithçka çka është e nevojshme për për të ruajtur statusin e trashëgimisë botërore dhe për të afirmuar vlerat që bashkohen.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski shprehu besim se formimi i trupit të ri ndërshtetëror do të kontribuon në mbrojtjen më të madhe të liqenit dhe në përmbushjen e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së rekomandimeve të UNESCO-s, me mbrojtjen e pjesës shqiptare të liqenit dhe zotërimin në Republikën e Shqipërisë. Hyrja në listën e UNESCO-s pas sesionit të fundit të UNESCO-s në Baku, normalisht është e dëshirueshme të punojmë së bashku për të përmbushur rekomandimet, për të mbrojtur liqenin.. Kjo është mbledhja e parë e trupit, besoj se në të ardhmen së bashku do të përgjigjemi në të gjitha sfidat”, tha Georgieski.

Kolegu i tij, kryetari i Komunës së Pogradecit, Ilir Xhakula, theksoi se bëhet fjalë për projekt të përbashkët dhe aktivitet i kërkuar nga UNESCO të cilin pala shqiptare do ta përmbushë në tërësi dhe do t’i përdorë të gjitha kapacitetet dhe kompetencat për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, mbrojtjen e tij, më së shumti në drejtimin e mbrojtjes së ajrit.

In : Aktuale

Loading...
loading...