Në Ohër, stomatologët protestojnë kundër marrëveshjeve të reja

Stomatologët amë nga Ohri përmes një proteste të qetë shprehën pakënaqësinë e tyre nga, siç thonë, kontratat e reja që u janë ofruar nga Fondi i shëndetësisë. Ata thonë se ato janë të dëmshme jo vetëm për ta, por edhe për pacientët pasi me këtë barra financiare do jetë edhe më e madhe. Kërkojnë rritjen e buxhetit për stomatologjinë primare që është më pak se 1% nga buxheti i përgjithshëm i shëndetësisë. Ata gjithashtu thonë se me kontratat e reja janë paraparë dënime më të mëdha për stomatologët.

Shprehim revoltë për gjendjen katastrofale të stomatologëve në Maqedoni rroga mesatare e të cilëve është 15 mijë denarë. Kërkojmë të fillojnë bisedime për ndryshimin e akteve nënligjore. Kërkojmë shtyrjen e nënshkrimit të kontratave, ndërsa vazhdimësia e punës të ruhet me nënshkrimin e aneksit në kontratat e përhershme që vlejnë deri gjashtë muaj- thotë Marija Angjellovska, stomatologe.

Ne jemi në zgrip të  ekzistencës. Shumë pak duhet që shumica jonë t’i mbyllin ordinancat. Nuk ka mjete sa duhet dhe për këtë askush nuk është i njoftuar. Pikët tonë të kapitacionit nuk kanë lidhje me pikët e mjekëve të përgjithshëm. Ndarja e financave nuk është në nivel të njëjtë gjithkund. Stomatologët amë patjetër të ekzistojnë ose të gjendet ndonjë model tjetër që do na përshtatej edhe neve edhe pacientëve- pohoi Lidija Trajçeska, stomatologe.StrugaLajm

Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, stomatologët paralajmërojnë masa më radikale në mbarë vendin, siç janë protesta, por edhe kontestim i kontratave në gjyq, sepse sipas tyre, ato janë të kundërligjshme. Thonë se gjendja e këtillë mund ta rritë numrin e stomatologëve që e braktisin vendin dhe qytetet të mbeten pa stomatolog amë.

Miki Trajkovski 

In : Aktuale

Loading...
loading...