Në Ohër u shënua 560 vjetori i betejës së Skënderbeut

Agim Dauti

GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU
560 VJETORI I
BETEJA E OHRIT
1464-2024

Sot, më 4.08.2024 me iniciativë të një personaliteti atdhetar dhe shpirtkryengritës, z Jetmir Demiri , në Ohër në prani të shumë qytetarëve u përkujtua Gjergj Kastrioti Skënderbeu gjegjësisht 560 vjetori i BETEJËS SË OHRIT!
Takimin e hapi organizatori i cili përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen dhe i la fjalën Prof. Dr. Nebi Dervishi i cili detaisht spjegoi Betejën e Ohrit dhe jo vetëm! Profesori në fund i dhuroi organizatorit disa vepra të tij!
Në takim u inkuadruan edhe të pranishmit e tjerë si gazetari dhe publicisti Nazim Rashidi!
Në emër tëShoqatës Atdhetare “FOLEJA E SHQIPES” bartëse e shumë aktiviteteve fjalën e mori përfaqësuesi i saj Agim Dauti i cili përshëndeti organizatorin edhe në emër të aktorit, regjisorit, dramaturgut shkrimtarit dhe atdhetarit Xhevat Limani i cili për disa arsye nuk mori pjesë në këtë takim! Në diskutim e sipër para disa ditësh aktori tha: ” Nuk do e mbajmë takimin në hapësirë të mbyllur në Ohër por atje lartë tek Kështjella, nuk ka forcë të atillë që mund të na ndaloi…”! I madhi MBRET nuk i përton aktiviteteve! RESPEKT MBRET!
“NËSE HARRESA ËSHTË MË E DHIMBSHME SE VDEKJA, ATËHERË KUJTESA ËSHTË MË E MIRË SE VETË JETA” e thot organizatori, LE TË KUJTOJMË ATA QË DHANË GJITHÇKA PËR ATDHE!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...