Në Qafë Thanë,kapet me 117 fara kanabisi francezja!

Një sasi prej 117 fara të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa, janë sekuestruar nga policia dhe Dogana shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës .

Në pranga ka përfunduar Marion Alain Anastasia Coudair 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully-Francë.StrugaLajm

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të kësaj të fundit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale farat e lëndës narkotike.StrugaLajm

Kjo shtetase u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...