Në rajonin e Tetovës votuan 78.939 qytetarë

Në gjashtë komunat e rajonit të Tetovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare votuan gjithsej 78.939 votues, është evidentuar në faqen e Internetit të Komisionit shtetëror zgjedhor pas publikimit të rezultateve fillestare jozyrtare.

Më së shumti votues ka në komunën më të madhe, Tetovë, ku të drejtën e votës e shfrytëzuan 40.259 qytetarë apo 45,64 për qind nga numri i përgjithshëm i 84.541 votues. Të pashfrytëzuara mbetën 44.282, ndërsa të pavlefshme janë 1.093 fletëvotime.

Nga partitë në Komunën e Tetovës më së shumti vota ka marrë BDI – 11.909 apo 30,36 për qind, pason koalicioni Aleanca për shqiptarët/Aletrnativa me 8.412 vota (21,44%), Koalicioni Mundemi mr 7.417 vota (18,91%), VMRO-DPMNE dhe koalicioni Ripërtëritje për Maqedoninë me 5.483 vota (13,98%), PDHS me 5.091 vota (12,98%) dhe E Majta me 462 vota (1,18%). Partitë e tjera janë me më pak se një për qind.StrugaLajm

Në Komunën e Bogovinës, nga gjithsej 10.229 vota, më së shumti ka marrë koalicioni Aleanca për shqiptarët/Alternativa – 43,03% apo 4.337 vota. Në Komunën e Bërvenicës, nga 6.539 votues të dalur, më së shumti votuan për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin Ripërtëritje për Maqedoninë – 1.955 vota apo 30,55%. Në Zhelinë, nga 7.985 vota të dhëna, më së shumti ka BDI – 2.726 apo 34,8%. Në Jegunoc fitoi VMRO-DPMNE dhe koalicioni Ripërtëritje për Maqedoninë me 1.787 vota apo 38,84%. Në Komunën e Tearcës gjithsej votuan 9.186 qytetarë, ndërsa besimin më të madh e mori BDI me 2.811 vota apo 31,33%.

In : Aktuale

Loading...
loading...