Në regjistrimin e ardhshëm nuk do të regjistrohet përkatësia etnike, por vetëm gjuha!

Metodologji plotësisht të re të regjistrimit të ardhshëm të popullsisë propozon drejtori i ri i Entit të statistikave, Apostoll Simovski.

Duke shprehur qëndrim personal, Simovski vlerëson se përkatësia etnike më nuk është e rëndësishme, por për shkak të rrethanave në Maqedoni, duhet të bëhet regjistrim se çfarë gjuhe flitet në familje, për shkak të 20 përqindëshit që e parasheh kushtetuta dhe ligjet si kusht për përdorim të gjuhe tjetër përveç maqedonishtes, transmeton Gazeta Lajm. Regjistrimi i ardhshëm në Maqedoni planifikohet pas 2 viteve, sepse regjistrimi i fundit në Maqedoni dështoi në vitin 2011.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...