Në Spitalin e Ohrit vihet në funksion aparati për tomografi kompjuterike

Në Spitalin e përgjithshëm në Ohër sërish është vënë në funksion aparati për tomografi kompjuterike, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Aparati dhjetë muaj nuk funksionoi për shkak të një defekti të RTG tubit, i cili tani është zëvendësuar.StrugaLajm

Nga Ministria theksojnë se pacientët në Spitalin e përgjithshëm Ohër sërish do të kenë mundësi të bëjnë diagnostikim kompjuterik të rentgenit, i cili i përket llojit më preciz të hulumtimit dhe mundëson marrje të shpejtë të rezultateve.StrugaLajm

Brenda një viti në Spitalin e përgjithshëm në Ohër bëhen rreth 4000 KT incizime.

In : Aktuale

Loading...
loading...