Në Strugë u mblodhën etnologë dhe folkloristë shqiptarë

Sot në Strugë filloi konferenca shkencore e titulluar “Etnokultura e fushëgropës së Strugës dhe Ohrit”, një projekt i organizuar nga Shoqata e Etnokulturës Shqiptare “Etnoalb”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Strugës.

Kjo është konferenca e 4 me radhë, pas asaj në Kërçovë, Gostivar dhe në Dibër. Nga shoqata thonë për TVM2 se konferenca të tilla do të vazhdojnë edhe më tej, në zona të tjera të vendit.StrugaLajm

“Është një fushë që është krejtësisht e pastudiuar, janë bërë përpjekje nga viti 2000 për ta studiuar, por kanë qenë përpjekje individuale, për herë të parë nisim në mënyrë të organizuar institucionale, të bëjmë studimin e këtyre dukurive të etnokulturës dhe folklorit në Strugë.”,- u shpreh anëtari i Shoqatës – folklorist, Zeqirja Neziri.

Në konferencë marrin pjesë ekspertë të fushave etnologjike dhe folklorike nga Maqedonia e Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët prezantojnë projektet e tyre me tema të ndryshme.StrugaLajm

“Do të jenë tema shumë të rëndësishme, që nga çështjet folklorike që njerëzit i duan, njëkohësisht edhe nga etnologjia, d.m.th. kemi tematika edhe për veshje, për përrallat, për kontributin e njerëzve të cilët janë marrë me punime shkencore në të kaluarën.”,- u shpreh anëtari i shoqatës “Etnolog”, Rini Useini.

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili falënderoi organizuesit, duke thënë se një konferencë e tillë është e rëndësishme për etnokulturën. Punimet do të botohen në revistën e Shoqatës “Etnoalb”


Loading...
loading...