Në Strugë, u promovua patrulla policore e përbashkët Maqedoni-Shqipëri

Në stacionin policor të Strugës sot zyrtarisht dhe solemnisht do të promovohet patrulla e përbashkët policore e përbërë nga pjesëtarë të ministrive të Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim përparimin në turizëm në rajonin e Strugës.

Në anën tjetër, ka kaluar një dekadë që kur është paralajmëruar një linjë me anije që do të lidhë Ohrin me Pogradecin, por deri tani asgjë nuk është ndërmarrë. Janë ndërruar disa ministra, janë bërë disa lundrime promovuese, por asgjë nuk është realizuar deri tani.

Për këtë temë, para disa ditësh diskutuan edhe kryetari i Ohrit, Nikolla Bakçarevski dhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. Mbetet të presim nëse do të realizohet aktivizimi i kësaj linje me anije.

In : Aktuale

Loading...
loading...