Në UNT, afati i parë i regjistrimit nga 15-18 gusht

Me Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë në Universitetin Nënë Tereza janë paraparë 1.580 vende të lira për të gjitha programet studimore në pesë fakultete (për shkenca informatike, për teknologji, për shkenca teknike, fakultet për ndërtimtari dhe arkitekturë dhe shkenca sociale.

Studentët kanë mundësi të mëdha për përzgjedhjen e drejtim adekuat thekson rektori Aziz Pollozhani I cili potencon drejtimet për të cilat studentët kanë shprehur interesim më të madh.

“Interesimi i studentëve është i dukshëm duke nis nga artitektuara,teknologjia ushqimore ,informatika sidomos programimi ,shkecat socilae qofshin për punë sociale apo për sport dhe sidomos ekonomia që kishim sivjet për here të pare poashtu edhe mekartronika nga numrat që i shohim ka interes hd ebashkë me shkecat tjera teknike dhe ato të ndërtimtarisë dhe gjeodezisë që mbesin në dispozicion mendoj që studentët kanë një paletë mjaft të begatë për përzgjedhje”, tha Aziz Pollozhani, rektor i Uinversitetit “Nënë Tereza.

Ndërkohë studentët thonë se UNT ofron drejtime deficitare dhe programe innovative.StrugaLajm

“E zgjodha për arsye se është fakultet që na mundëson mësim në gjuhën shqipe ,është fakultet I rid he deshta ta provoj.Unë kam vendosur të regjistrohem në fakultetin e gjeodezisë dhe është drejtim interesant”…

“Kam zgjedhur menaxhment industrial ,më pëlqen si drejtim dhe kam dëshirë me vayhdu studimet këtu për tiu dale në ndihmë shtetit dhe njerëzve”…StrugaLajm

“Kam zgjedhur drejtimin e shkencave sportive dhe këtë Universitet për shkak se është Universiteti shteëror I shkupit në gjuhën shqipe”…

“Unë kam zgjedhur drejtimin e shkancave socilae dhe është mire se është afër dhe nuk duhet të udhëtojnmë në Tetovë ose vend tjetër dhe për shkak se është në gjuhën shqipe”, thanë studentët e anketuar.

Këtë vit akademik Studimet evropiane dhe informatika do jenë drejtimet që do të ligjerohen edhe në gjuhën angleze.Afati I pare I regjistrimit do përfundojë më 18 gusht,më 29 gusht parashihet afati I dytë dhe në shtator afati I tretë I regjistrimit për vendet eventuale që do mbeten pa plotësuar.RTM2

In : Aktuale

Loading...
loading...