Në Zvicër po gjykohet imami i cili apelonte për tu vrarë myslimanët të cilët nuk falen

Ish imami i xhamisë „An`Nur“ të Winterthurit në Zvicër, që nga mëngjesi i sotëm është paraqitur para trupit gjykues të Gjykatës rajonale. Prokuroria kërkon burgim me kusht dhe dëbim nga territori zviceran.

Predikimi i itj i ditës së premte të 21 tetorit 2016 ishte shkak i një kontrolli policor më xhaminë „An’Nur“ të Winterthurit: Imami 25-vjeçar nga Etiopia, Abdurrahman J. e ka ftuar xhematin e pranishëm të përbërë prej 60 personash, që myslimanët të cilët nuk falen, t`i injorojnë, t`i ofendojnë dhe t`i djegin nëpër shtëpitë e tyre.
Sipas tij, duhet të dënohen edhe myslimanët të cilët nuk falen pesë herë në ditë. Me predikimin e tij, imami ka kërkuar vrasjen e njerëzve, zjarrvënien dhe shkaktimin e lëndimeve trupore, thuhet në aktakuzën e Prokuroisë, të cilën e përcjellë „Shtegu.com“.

Imami personalisht nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me akuzat. Ai është përgjigjur vetëm për identitetin e tij, e jo për çështjen. Të pranishmit në sallë u informuan se imami është duke vuajtur nga tuberkulozi limpfatik ngjitës. Përkundër kësaj, mjekja kujdestare ka lejuar që procesi të zhvillohet pa masa parandalues të infektimit, pasi plaga ne fyt i është mbyllur.StrugaLajm

Prokuroria ka kërkuar burgim me kusht prej tetëmbëdhjetë muajve dhe dëbim nga territori zviceran me kohëzgjatje prej 15 vitesh. Ai ka qenë shumë i vetëdijshëm se çfarë ka predikuar, ndërsa si dëshmitar është paraqitur një profesor nga Jena, i cili ka njohuri të shkëlqyeshme të arabishtes.
Ai do të duhet të përgjigjet edhe për propagandë të shumëfishtë që e ka zhvilluar përmes Facebook-ut. Që nga kontrolli policor më 2 nëntor 2016 në xhaminë e lartpërmendur, imami është duke qëndruar në paraburgim.StrugaLajm

Por, dëbimi i tij vështirë se do të mund të realizohet, pasi Zvicra nuk ka ndonjë marrëveshje përkatëse për kthimin e shtetasve të saj me Etiopinë. (Shtegu.com)

In : Rajoni

Loading...
loading...