Në Zvicër policia i bie në gjurmë shtetasit të Maqedonisë:Ndryshimi emrin

Policia e St. Gallenit në Zvicër, ka arrestuar një shtetas maqedonas të cilin e ka gjetur duke punuar ilegalisht në një kantier. Shtetasi 55-vjeçar maqedonas ka qenë duke punuar pa dokumente të rregullta, shkruajnë mediat zvicerane. Ai ka deklaruar se në vendlindjen e tij e kishte ndryshuar emrin dhe është pajsiur me dokumente të tjera udhëtimi. Që nga viti 2010, Zvicra i kishte shqiptuar ndalesë të pakufizuar për hyrje në vend. Prej atëherë, ai është dëbuar katër në vendlindjen e tij. Punëdhënësi dhe njëherit, edhe bashkëkombasi i tij 53-vjeçar, gjithashtu do të denoncohet në Prokurorinë përkatëse./shtegu/StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...