Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet midis tyre

Meqenëse pjeshkat dhe nektarinat vilen ende paksa të pjekura, por ende të forta, atyre u duhen deri disa ditë për t’u pjekur në temperaturën e ambientit përpara se të konsumohen. Kontrolloni çdo ditë gjendjen e frutave dhe përdorini sapo të jenë zbutur ose i vini në frigorifer

Pjeshkat dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me lëkurën (e lëmuar apo me push), me llojin e bërthamës (i lidhur apo jo) dhe me ngjyrën e mishit (i bardhë apo i verdhë). Në përgjithësi nektarina quhen frutat me lëkurë të lëmuar. Mund të ndodhë që në të njëjtën pemë të ketë pjeshkë dhe nektarina. Pjeshka e ka origjinën nga Azia dhe janë Kinezët ata që e kanë përmirësuar specien, duke seleksionuar varietete që nxjerrin fruta më të mëdha e më të shijshme. Kina është vendi më i madh prodhues i pjeshkave në botë.

KËSHILLA PRAKTIKE

Pas blerjes. Meqenëse pjeshkat dhe nektarinat vilen ende paksa të pjekura, por ende të forta, atyre u duhen deri disa ditë për t’u pjekur në temperaturën e ambientit përpara se të konsumohen. Kontrolloni çdo ditë gjendjen e frutave dhe përdorini sapo të jenë zbutur ose i vini në frigorifer. Në rast urgjent. Për të shpejtuar pjekjen, lërini pjeshkat ose nektarinat në një qese letre (mos i vini asnjëherë në qese plastike).StrugaLajm

EFEKTE SHËNDETËSORE

Pjeshkat janë të pasura me antioksidantë, elementë kimikë të cilët mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, kancereve dhe sëmundjeve të ndryshme kronike. Për më tepër, pjeshkat e thara i ruajnë më tepër antioksidantët se pjeshkat e konservave. Pjeshkat dhe sidomos lëkurat e tyre përmbajnë fibra ushqimore të cilat parandalojnë konstipacionin, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në kontrollin e diabetit të tipit 2. Vitaminat, fibrat ushqimore dhe antioksidantët ndodhen kryesisht në lëkurë. Për të përfituar më shumë nga vlerat e tyre ushqimore, është mirë që pjeshkat dhe nektarinat të konsumohen me gjithë lëkurë.

In : Aktuale

Loading...
loading...