Nëna nga Struga , dyshon se fëmiu i saj njëvjeçar është dërguar në Kosovë

Një nënë 30 vjeçare nga Struga ka alarmuar të enjten policinë e Ohrit. Ajo ka denoncuar bashkëshortin e saj nga Prizreni me iniciale D.G. se në mënyrë antiligjore ka marrë fëmiun e tyre një vjeçar, transmeton Gazeta Lajm. Duke njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka marrë me vete edhe pasaportat, strugania si duket ja hedhur dyshime që bashkëshorti ka udhëtuar bashkë me djalin e tyre në Kosovë.
“Më datë 30.08.2018 në ora 16 e 20 minuta në Stacionin policor në Ohër, M.G. (30) nga fshati Ladorisht i Strugës, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, ka njoftuar se bashkëshorti i saj D.G. nga Prizreni-Kosovë, në mënyrë antiligjore e ka marë fëmiunë e tyre një vjeçar.

Deri sa ajo ka qenë në punë, D.G. e ka marë fëmiun, e më pas nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike, kurse njëkohësisht ka marë edhe dokumentete e udhëtimit (të fëmiut dhe të vetin) si dhe kartelat bankare”, njoftoi policia, duke shtuar se po merren masa për ndriçimin e plotë të rastit.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...