Nëpërmjet Qafë Thanës kanë mbërritur në Shqipëri, ukrainasit e parë që largohen nga lufta

Kanë mbërritur në Shqipëri rreth 20 shtetas ukrainas të cilët janë larguar për shkak të pushtimit nga Rusia. Ata kanë mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafë Thanës gjatë ditëve të fundit.

Burime nga policia kufitare pohojnë për ABC se ukrainasit, kanë udhëtuar të vetëm ose me bashkë familjarë, por nuk kanë kërkuar ende ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.

Mësohet se shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartamentet e tyre.




StrugaLajm

Një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...