Nëse gatuani me letër alumini ,ja çfarë rrezikoni

Letra e aluminit është e domosdoshme për disa gatime dhe për të mbështjellë ushqimin për piknik. Madje, edhe kur porosisim në ndonjë fast-food, apo në dyqane të tjera ushqimore, letra e aluminit është shumë e përdorur.

Ajo shërben për pjekje më të mirë, për ruajtjen e ushqimit, por ajo ka disa rreziqe serioze shëndetësore që duhet t’i dini.
Rreziqet e letrës së aluminit
Kur letra prej alumini është në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin, këto të fundit absorbojnë lëndë prej metalit. Madje, më e rrezikshme ajo bëhet kur e përdorni për gatim në temperatura të larta. Ja efektet e saj në shëndet:

1. Efekte në tru
Siç mund ta keni dëgjuar, alumini ka një tendencë për t’u depozituar në tru dhe në qelizat e tjera, duke bërë që ekspozimi ndaj aluminit të jetë një faktor serioz, që ndikon në shfaqjen e sëmundjes së Alzheimer dhe çrregullimeve të tjera të trurit.
Shkencëtarët kanë gjetur se metali ka aftësi për të ulur shkallën e rritjes së qelizave të trurit të njeriut.

[bsa_pro_ad_space id=22]
2. Kockat
Alumini konkurron me kalciumin në veprimtarinë e tij për të forcuar kockat. Kjo bën që alumini të akumulohet në eshtra dhe kalciumi të grumbullohet me nivelet më të larta në gjak.
Nga ana tjetër, pacientët që vuajnë nga dobësimi i kockave, kanë probleme me tiroidet, si dhe ju shtohen rreziqet për kriza të zemrës dhe infarkte.

3. Mushkëritë
Fletët e aluminit çlirojnë sasi të vogla alumini kur gatuhen në temperatura të larta. Alumini që kalon nga rrugët e frymëmarrjes në këtë mënyrë është më i rrezikshëm për trupin tuaj, në krahasim edhe me atë që përthith trupi juaj me anën e lëkurës.
Burimet e ekspozimit
Ja disa nga burimet në të cilat gjendet dhe disa mënyra me të cilat ju mund të helmoni veten dhe familjen tuaj.
Copëza alumini
Copa të vogla alumini mund të shkëputen kur ju hiqni mbështjelljen e aluminit nga ushqimi. Gjithashtu, ngrohja krijon të çara të vogla në letër dhe e bën atë më të mundshme për t’u futur në ushqim. Ato nuk janë domosdoshmërisht të dukshme me sy të lirë, kështu që ju nuk mund të dini me siguri që janë atje.
Elementët kimikë
Ushqime me aciditet të lartë, ose erëza të ruajtura në mbajtëse prej alumini ose që përdoren gjatë gatimit e shpejtojnë procesin e çlirimit të përbërësve kimikë. Në fakt, Dr. Essam Zubaidy, një inxhinier kimik dhe kërkues në Universitetin Amerikan të Sharjah, zbuloi se vetëm një vakt i gatuar me fletë alumini mund të çlirojë 400 mg alumin. “Sa më e lartë temperatura, aq më shumë element çlirohet. Kjo fletë nuk është e përshtatshme për gatim dhe nuk është e përshtatshme të përdoret me perime, si domatja, lëngu i agrumeve ose erëza”, – tha Dr. Zubaidy.StrugaLajm

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se niveli maksimal ditor i sigurt nuk duhet të tejkalojë 1 mg/kg të peshës trupore.
Ja disa këshilla për të kufizuar ekspozimin tuaj:

Mos ruani asnjë erzë apo ushqime me acid në mbajtëse prej alumini.
Zëvendësojini letrat e aluminit me letër pjekjeje kur gatuani ose kur doni të ruani një ushqim të nxehtë.
Mbajini ushqimet që ju teprojnë në enë qelqi.
Zëvendësojini enët e aluminit, si tiganë dhe kusi, me enë prej inoksi.
Filtroni ujin e pijshëm të rubinetit për të eliminuar çdo metal të rëndë./shijeal

In : Aktuale

Loading...
loading...