Nëse ju ka dështuar udhëtimi dhe bileta e rezervuar, Bashkimi Evropian ka një propozim

Aviokompanitë evropiane dhe agjencitë turistike duhet të ofrojnë vauçerë për udhëtarët, të cilëve u kanë dështuar udhëtimet për shkak të koronavirusit.

Ky propozim është dhënë nga Komisioni Evropian, ndërsa shihet si masë lehtësuese dhe e përballueshme edhe për kompanitë e fluturimeve, në vend të pagesës.

Vauçeri do të shfrytëzohet që gjatë periudhës së ardhshme 12 mujore, secili të mund të shfrytëzoj një udhëtim. Kjo masë po shihet inkurajuese dhe ndihmesë për kompanitë e fluturimeve, raportojnë mediat në Bruksel.

Vendet anëtare të BE-së kërkuan nga Komisioni që të suspendojë rregullën që kompanitë plotësisht të kompensojnë harxhimet për fluturimet e dështuara për shkak të pandemisë.StrugaLajm

Por, është edhe një mundësi që ata që insistojnë të mos shfrytëzojnë vauçerë, mund të marrin paratë në afat prej 14 ditëve.
Rekomandimet nuk parashohin që kjo masë të ndërpritet përgjithmonë, por ofrojnë kompromis për të tejkaluar këtë situatë të rënduar të biznesit në sektorin e aviotransportit.

Vauçerët që jepen duhet të ofrojnë të njejtat shërbime dhe rregulla, si dhe kushtet për udhëtim.

In : Aktuale

Loading...
loading...