Nëse nuk ka datë në tetor, ja kur pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në Maqedoni?!

Ish ambasadori Muhamed Halili është i mendimit se në tetor Maqedonia e Veriut nuk do të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe se vendi rrëshqet drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Muaji tetor është vetëm dëshirë e politikanëve në pushtet se do të marrin datë për bisedime duke dashur në këtë mënyrë të zbusin pakënaqësitë dhe zhgënjimin e qytetarëve nga qeveria aktuale. Zgjerimi i BE-së është një proces shumë i gjatë, kurse ata që vendosin për dhënien datës se bisedimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor janë dy shtetet, Franca dhe Gjermania. Franca tani më është shprehur shumë qartë për krijimin e një Bashkimi Evropian brenda Ballkanit. Po që se Makroni nuk heq dorë nga ky plan, nuk ka datë në tetor por s’ka datë as në dhjetor të këtij viti”, thekosi për gazetën Koha, ish-ambasadori Halili.

Sipas tij, pas kësaj ka zhvillime të reja që çojnë në zgjedhje të parakohshe,

“Me siguri Maqedonia e Veriut nuk do të prishet nëse nuk fillon bisedimet me BE-në. Atëherë është problemi kyç se pas kësaj do të kemi zgjedhje të parakohshme apo të rregullta. Zakonisht datën e zgjedhjeve, qofshin të jashtëzakonshme apo të rregullta, e cakton Qeveria aktuale, kurse se me cilin ligj do të shkohet në zgjedhje, e cakton pozita dhe opozita. Eventualisht kah fundi i muajit dhjetor Zaevi mund të krijoj qeverinë e Përzhinos dhe në prill të vitit të ardhshme të kemi zgjedhje. Kjo për shkak se deri në tetor nuk mund t’i përmbush kërkesat kyçe të BE-së, ndonëse kryeministri pretendon se për këtë fajtore janë vendet e BE-së duke harruar se gati tre vitet këtë qeveri po e përcjellin skandale të shumta si në gjyqësor por edhe në funksionim e qeverisë, pengesa këto kryesore për hapjen e bisedimeve me BE-në ndaras nga Shqipëria”, thotë Muhamed Halili, ish ambasador. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...