Nëse s’të mbajnë nervat fare, psikologia ka këtë këshillë për ty!

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila nervozohem shpejt. Nuk e kuptoj se si më ndodh nervozizmi dhe kur përballem me krizat e nervozizmit nuk di si të veproj. Të lutem ç’mund të më thuash ti në lidhje me situatën time? Ju faleminderit.

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Të ndihesh herë pas here nervoz është krejtësisht normale. Në shumë raste, një krizë nervore na prek duke na vënë në vështirësi . Nervozizmi është një ndjenjë e përkohshme shqetësimi, ankthi, frike. Në shumicën e rasteve, kjo gjendje nervozizmi ndodh për shkak të një situate specifike që mund të ketë një rëndësi të madhe për ne. Kur një person është nervoz, ai përjeton ndjenja e shqetësimit ,dridhje, rritja e ritmit të zemrës dhe marrje fryme më shpejt. Kur ndodh një krizë nervore , shumica e njerëzve janë në gjendje të rikuperojnë qetësinë e tyre , nervat nuk pengojnë kryerjen e aktivitetit që ndikon në këtë gjendje. Tensioni nervor do të zhduket pas kryerjes së aktit që e ka shkaktuar atë. E dashur lexuesja jonë, nervozizmi është një reagim i natyrshëm ndaj perceptimit se diçka mund të jetë e rrezikshme . Edhe pse nervozizmi i situatës është krejtësisht normal, ai shpesh mund të jetë i pakëndshëm dhe të na pengojë të bëjmë gjërat siç do të donim. Prandaj, në këndvështrimin tim lexuesja jonë do tu sugjeroja që kur përballeni me një sulm nervor të realizoni ushtrime relaksimi.StrugaLajm

Ushtrimet e relaksimit nëpërmjet frymëmarrjes diafragmatike me anë të të cilave vizualizojmë një skenar të qetë për veten që mund të na ndihmojë të qetësojmë nervat. Ndonjëherë emocionet tona mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar sepse ne nuk kemi një mënyrë jetese të ekuilibruar. Në fakt, ngrënia e ushqimeve më ushqyese, të qenit më aktiv fizikisht dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojë në uljen e stresit të përgjithshëm dhe për rrjedhojë menaxhimin më të mirë të nervozizmit .E dashur lexuesja jonë unë do tu sugjeroja që të njihnit shkaktaret që shkaktojnë nervozizëm.

Të qenit i vetëdijshëm për atë që shkakton këtë gjendje tek ju mund t’ju ndihmojë të shmangni ose të keni kontroll më të madh mbi emocionet që mund të krijohen nga të qenit në një situatë të caktuar. Nëse e dini se ka diçka që mund t’ju bëjë nervoz, ju rekomandoj të përpiqeni të përgatiteni për ngjarjen , pra përgatituni paraprakisht për një ngjarje që mund t’ju vërë në këtë situatë. E dashur lexuesja jonë përpiquni t’i jepni vetes energji gjë që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt dhe të reduktoni nervozizmin. E dashur lexuesja jonë të gjithë mund të ndihen nervoz ndonjëherë. Nervozizmi është normal kur kemi të bëjmë me diçka vërtet të rëndësishme për ne. Asnjëherë mos lejoni që nervat të kontrollojnë jetën tuaj. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë në situatën tuaj. Gjithë të mirat!

In : Aktuale

Loading...
loading...