Nesër, afati i fundit të deklarohen shkollat, a do t’u lejohet mësim me prezencë komunave me më shumë të infektuar

Nesër skadon afati për paraqitjen e shkollave në Ministrinë e Arsimit, për mësim me prezencë fizike. Të gjitha shkollat të cilat mendojnë se i plotësojnë kushtet që të gjitha paralelet të zhvillojnë mësim me prezencë, nëpër banka shkollore, kanë të drejtë, të aplikojnë deri nesër për leje. Nga MASH nuk na thanë se sa kërkesa të tilla kanë arritur në zyrat e tyre, duke shtuar se të dhënat po përpunohen.

 “Kemi bërë kërkesë në MASH që të na japin leje për mësim me prezencë fizike. Kryesisht janë nxënësit e klasave të gjashta, një gjeneratë të cilët numërojnë nga 22 deri 26 nxënës në klasë, aty është problem më i theksuar. Kemi dhënë propozime edhe ne në dy variante, që të ndahen në grupe, ose të formohet edhe një paralele, me qëllim që mos të ngelet vetëm kjo gjeneratë e të gjashtave me mësim online”, tha Mastafa Ebibi – SHF “Bajram Shabani”.

 “Për shkak se është kontakti i parë me arsimtarët në programin e ri që do të punojnë, kështu që ne punojmë paralelisht në të dy rastet, të dy llojet e mësimdhënies, me distancë dhe prani fizike”, deklaroi Vele Gjorgjijoski – SHF “Goce Dellçev”.

Nga Ministria e Shëndetësisë me përgjigje:StrugaLajm

 “Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse vlen për të gjitha komunat, respektivisht shkollat. Rekomandimi të cilin e dha Komisioni është në drejtim të kujdesit maksimal dhe parandalimit të përhapjes së mëtejshme të epidemisë së Covid-19”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe pse disa shkolla të Kumanovës, Prilepit e disa komunave tjera, siç është rasti me ShF “Bajram Shabanin” i plotësojnë kushtet apo protokollet për mësim me prezencë fizike. Ngelet e paqartë nëse kanë të drejtë të vijojnë mësimin klasik, kjo për shkak të situatës epidemiologjike në këto komuna që kanë më së shumti të infektuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...