BLENDI PETROL
Aktuale

New York Times: Ballkani, mund të jetë testi i ri i Luftës së Ftohtë

Ballkani, në të cilin ka filluar Lufta e Parë Botërore, është terren testues në Luftën e re të Ftohtë me Rusinë, përcjell “The New York Times” vlerësimet e analistëve. Ekspertët vlerësojnë se Rusia po e zgjeron ndikimin e vet dhe po shton tensionet etnike në vendet që shpresojnë të hyjnë në Bashkimin Europian për ç’shkak Brukseli ka rigjallëruar planet për zgjerim

Hulumtues në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare në Pragë Mark Galeotti ka vlerësuar se pas reagimit të përbashkët të Perëndimit për helmimin e spiunit të dyfishtë Sergej Skripal në Angli, “Ballkani po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”.“Rusia kërkon mënyra për t’i kthyer reagimet që do të ishin asimetrike e që do t’i siguronin rrethanat në Moskë”, ka thënë Galeotti.
Ai në një artikull për European Council on Foreign Relations ka vlerësuar se “Rusia e vëzhgon Ballkanin si fushë beteje ‘luftën politike’ të saj në përpjekje që ta tërheqë vëmendjen për zhetonët për negociata me Bashkimin Europian”.
Charles Kupchan, drejtor për Europën në Këshillin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së Barack Obamas, ka thënë se “rusët shfrytëzojnë rrethanat në pjesën e fundit të Europës Perëndimore e cila edhe më tej është politikisht jofunksionale”.
Situata në Ballkan deri diku ngjan në Ukrainë ku Rusia se pranoi që Kievi t’i afrohej BE-së por jo edhe NATO-s, por më pas e ndërroi qëndrimin gjë që solli në rrëzimin e regjimit prorus e më pas aneksimin e Krimesë.
Në Ballkan, gara me Rusinë ka potencial të shkaktojë destabilitet të ri në rajon i cili po vazhdon të shërohet nga luftërat e viteve të 90-a në të cilat u shkatërrua ish-Jugosllavia, thekson NYT.
BeH, e cila disi u bashkua në vitin 1995 në fund të luftës, edhe më tej është konstruksion i brishtë, e dërrmuar me korrupsion, udhëheqje të dobët, tensione etnike e nacionale, që është edhe metaforë e Ballkanit, thekson gazeta.
Kjo është njëra nga pikat kryesore të cilën Rusia përpiqet ta shfrytëzojë, ka thënë Kupchan duke shtuar se të tjerat janë Maqedonia, Kosova dhe Serbia.
Bashkimi Europian ua ka ofruar shansin e ri për anëtarësim vendeve të Ballkanit Perëndimor, por askush nuk beson se këto vende janë të gatshme për hyrje në BE.
Gazeta thekson se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE dhe pas përpjekjeve të Rusisë që t’i shfrytëzojë plasaritjet në rajon, BE ka publikuar planin detajues për Ballkanin sipas të cilit Serbia dhe Mali i Zi mund të hyjnë në Bashkimin Europian deri në vitin 2025.
Ndërkohë për Ballkanin janë interesuar edhe amerikanët. Interesimi i ri i Washingtonit vjen nga shqetësimi për zgjerim të ndikimit rus, ka thënë Ross Johnson nga Qendra Wilson duke shtuar se Kongresi i SHBA-së kërkon nga Pentagoni të bëjë vlerësimin e bashkëpunimit të sigurisë të Ballkanit Perëndimor me Rusinë.
Galeotti vlerëson se Rusia përpiqet ta gjejë vendin e vet edhe në qeveritë e kompanitë në Ballkanin Perëndimor ashtu që ato kur të futen në BE,ta shpien atje edhe ndikimin rus.
Ai vlerëson se BE nuk është e vëmendshme kur bëhet fjalë për Serbinë ku Rusia ka investimet kryesore në infrastrukturë e posaçërisht në energjetikë.“Politika e BE-së ka qenë të përkrahë çdo gjë që Ballkanin Perëndimor e mban në paqe. Kjo është shumë e rrezikshme dhe krijon mjedis të përkryer që Moska të luajë lojërat e veta”, ka thënë Galeotti.
Ai, sikur dhe analistët tjerë, thotë se Brukseli duhet të ofrojë më shumë edhe kur bëhet fjalë për karotën e edhe kur bëhet fjalë për shkopin – ofrim tamam iniciativash për reformat institucionale dhe tamam dënime për mospërmbushje të tyre.
Ish –zyrtari amerikan, i cili ka dashur të mbetej anonim, ka thënë se Ballkani është fushë e re beteje e Luftës së Ftohtë dhe ka shtuar se Brukseli ka qenë së tepërmi rigid me mënyrat se si deshi ta mbante në rrugë të drejtë rajonin.
Ai ka thënë se reformat janë zbatuar vetëm kur Brukseli e Washingtoni i kanë detyruar liderët të heqin dorë nga shprehitë e vjetra me korrupsionin, kapjen e shtetit, gjyqësinë e politizuar dhe nga kompanitë ruse që përpiqen të kenë ndikimin kryesor në infrastrukturë dhe në medie.
Kupchan deri diku është optimist. Ai thotë se të gjithë e dinë se si do të përfundojë tregimi – me integrimin e të gjitha ish-republikave jugosllave në BE, por shtrohet pyetja se kur?

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button