Për të vërtetuar dështimin e plotë të Ramis Merkos dhe qeverisë së tij në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës në qytetin e Strugës, mjafton të shohësh hyrjen dhe daljen e qytetit.
Një premtim është bërë edhe për ndërtimin e Sallës sportive në fshatin Dollogozhdë, nga Kryetari i Komunës në bashkpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Në janar të ketij viti, marrëveshja u nënshkrua nga Merko dhe Shaqiri, për ndërtimin e sallës sportive që do të shfrytëzoheshte edhe nga nxënësit e SHFK “Nuri Mazari”- f. Dollogozhdë. Raporton News33.
Projektet e parapara për këtë qytet mbesin vetëm në letër, edhe pse ata vetë kanë kontrollin si në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendror, pra kush po i pengon për ti realizuar projektet?!
Foto nga salla sportive e premtuar por që nuk duket gjëkundi:
/News33/