Nexhmi Gega zgjidhet kryetar i Frëngovës

Nën organizimin e Njësisë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim,në një tubim masovik qytetarët e Frengovës, zgjodhën Kryetarin e ri, Këshillin dhe organet e Bashkësisë Lokale.
Qytetarët e Frengovës me votim publik njëzëri zgjodhën z- Nexhmi Gega për katër vitet e ardhshme Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Lokale në Frengovë,ndërsa nënkryetar e zgjodhën z-Fitni Ismaili kurse Sekretar të Bashkësisë Lokale e zgjodhën z-tin Valon Xhaferi.
Qytetarët e tubuar nga kryesia e re e Bashkësisë Lokale kërkuan që sa më parë tu zgjidhet rrjeti i kanalizimit që sipas banorëve është tepër problematik në pjesën e poshtme të fshatit, pasi që kanali i ujrave të zeza nuk ka dalje për derdhje në tubacionin kryesor dhe derdhet nëpër oborret e disa shtëpive dhe në rrugë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...