Nga 18 maji në Shqipëri hapen xhamitë


Vetëm pas 18 majit, xhamitë dhe kishat do të mund të hapin dyert për besimtarët e tyre.

Ritet fetare do të kryhen sipas një rregulli që do të përcaktohet nga drejtuesit e besimit mysliman dhe të krishterë në bashkëpunim me komitetin teknik të ekspertëve për përballimin e pandemisë.

Në komunikimin në distancë që pati me përfaqësuesin e lartë të klerit, kryeministri Edi Rama, kërkoi hartimin e një plani masash mbrojtëse nga vetë ata, gjithnjë, sipas praktikave që ndjek secila fe.

Ndryshe nga drejtuesit e tjerë fetarë, Ylli Doçi, kryetar i “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” i tha drejtpërdrejt kreut të qeverisë se nuk mund të flasë me apriori se kur mbyllen apo hapen institucionet e besimit.StrugaLajm

Ai shprehu rezerva edhe për masat lehtësuese në raport me kishat dhe xhamitë.

Prej 11 Marsit të gjitha xhamitë dhe kishat janë mbyllur si masë mbrojtëse për të frenuar përhapjen e virusit.

In : Aktuale

Loading...
loading...