Nga Aeroporti i Ohrit më shumë fluturime drejt Zvicrës

Të dhënat tregojnë se në 11 muajt e parë të vitit të kaluar, destinacionet më të preferuara për udhëtime nga Shkupi kanë qenë Stambolli, Cirihu, Bazeli dhe Vjena

Fisnik PASHOLLIStrugaLajm

Shkup , 5 shkurt – Aeroportet në Maqedoninë e Veriut po tregojnë trendin e rikthimit të udhëtimeve me avion, duke ndjekur lëvizjet edhe në aeroportet e tjera të rajonit dhe Evropës, që po tregojnë rritje të numrit të udhëtarëve si dhe po begatojnë ofertë n e tyre me fluturime në destinacione të reja evropiane nga aeroportet vendore. Të dhënat e kompanisë TAV që si koncesionar menaxhon dy aeroportet në Shkup dhe Ohër, tregojnë se vetëm në 11 muajt e parë të vitit nga dy aeroportet vendore janë shërbyer afër 1.3 milion pasagjerë. Në fakt statistikat zyrtare tregojnë se nga Maqedonia e Veriut jashtë shtetit kanë udhëtuar nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar 1.256.263 udhëtarë që është një rritje prej 71 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020, pas ndikimit mëse negativ të pandemisë ndaj udhëtimeve në përgjithësi dhe sidomos të atyre me avion. Bile në këtë periudhë nga Shkupi dhe Ohri ka pasur 13.679 fluturime që është për 63 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
“Këtë vit po shënojmë shenjat e para solide të rikuperimit të udhëtimeve të pasagjerëve nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, pas ndikimit negativ të shkaktuar nga Kovid-19, ndaj sektorit të aviacionit qysh prej fillimit të pandemisë në vitin 2020. Një trend pozitiv i udhëtimit i shkaktuar nga etja e njerëzve për udhëtime me avion dhe entuziazmit të tyre tu kthehen udhëtimeve normale që i kanë pasur para pandemisë, sidomos është diktuar në muajt e verës 2021, kur u anuluan kufizimet për udhëtimet në BE për pasagjerët me pasaportën e Maqedonisë, ndërsa më vonë u lehtësuan edhe certifikatat për vaksinim si kusht për të udhëtuar në më shumë shtete ”, thotë Metin Batak, drejtor i TAV Maqedoni.
Sipas tij, mbeten akoma shumë sfida për shkak se avio transporti edhe më tej do të varet nga restrikcionet për udhëtime me avion që i imponojnë shtete të ndryshme, përderisa aeroportet, udhëtarët, dhe avio kompanitë po përpiqen të përshtaten ndaj ndryshimeve të shpeshta të rregullave në bazë të politikave të ndryshme kombëtare shëndetësore.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se në 11 muajt e parë të vitit të kaluar, destinacionet më të preferuara për udhë time nga Shkupi kanë qenë Stambolli(12 për qind), Cirihu( 7,7 për qind ), Bazeli (7,3 për qind ) dhe Vjena (7 për qind ), përderisa nga aeroporti i Ohrit destinacionet më të shpeshta kanë qenë Cirihu (33,2 për qind ), Bazeli (21,7 për qind ), Minhen (18,2 për qind ), Vjena (9,8 për qind ) dhe Dortmundi (9,8 për qind ). Në bazë të orarit dimëror të fluturimeve 3 kompani fluturojnë në 36 destinacione ga Shkupi, dhe 2 kompani fluturojnë deri në 7 destinacione nga Ohri. Njëherit, të dhënat ndërkombëtare tregojnë se nga aeroporti i Shkupit në vitin 2021 kanë udhëtuar 1.269.224 udhëtarë, ndërsa nga aeroporti i Ohrit kanë udhëtuar mbi 122 mijë udhëtarë. Në ndërkohë në rajon me 3.286.295 udhëtarë prin aeroporti i Beogradit me më shumë pasagjerë në vitin 2021, i ndjekur nga aeroporti i Tiranës me 2,928,275 pasagjerë dhe aeroporti në Prishtinë me 2.176.036 pasagjerë në vitin 2021.
Nga ana tjetër, Kroacia mbështet me të madhe turizmin edhe në avio transportin ku në vitin 2021 nga Spliti kanë udhëtuar afër 1.6 milion udhëtarë, nga Dubrovniku- afër 930 mijë udhëtarë, nga Zara kanë udhëtuar mbi 500 mijë udhëtarë, nga Pulla kanë udhëtuar 264 mijë udhëtarë dhe nga Zagrebi kanë udhëtuar 1.4 milion udhëtarë.
Në Mal të Zi nga aeroporti i Tivarit kanë udhëtuar mbi 670 mijë pasagjerë dhe nga ai i Podgoricës kanë udhëtuar mbi 650 mijë udhëtarë. Në kontinentin e vjetër, Stambolli u bë aeroporti më i ngarkuar i Evropës në vitin 2021, i ndjekur nga Moska Sheremetyevo, Paris Charles de Gaulle, Amsterdam dhe Moska Domodedovo. Me një rënie prej 34,6 për qind të numrit të udhëtarëve në krahasim me vitin 2019, aeroportet jashtë Bashkimit Evropian tejkaluan ndjeshëm mesataren e kontinentit, e cila qëndroi në një rënie prej 64,6 për qind të pasagjerëve në nivelet para Kovid.
Olivier Jankovec, Drejtori i Përgjithshëm i ACI Europe, apo Këshillit Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë thotë “Pas humbjes së 1.72 miliardë pasagjerëve në vitin 2020, ne të gjithë kishim shpresa të mëdha për një rikuperim të fortë në 2021. Por viti i kaluar u dëshmua një tjetër i vështirë, pasi aeroportet evropiane përfunduan duke humbur 1.4 miliardë të tjerë. pasagjerët në krahasim me vitin 2019. Kjo do të thotë se ata mbeten nën stres të konsiderueshëm, me dobësi financiare sistematike në të gjithë industrinë tonë”, thotë ai. Sipas tij, “Reagimi i gjunjëzuar i shumë qeverive që injoruan udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe nxituan të rivendosin ndalimet e udhëtimit dhe kufizimet e tjera në fund të vitit 2021, përfshirë udhëtimin brenda-evropian, ka ngecur në rimëkëmbjen tonë. Megjithatë, këto kufizime të udhëtimit nuk bënë asgjë për të ndaluar përhapjen e Omikron, siç u njoh vetëm javën e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”. Tregu evropian më i prekur në vitin 2021 ishte Finlanda, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Republika Çeke dhe Irlanda. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...