Nga e diela ulje e temperaturave deri në 32 gradë Celsius

Shi afatshkurtër me bubullima, veçanërisht në pjesët jugore të vendit pritet sot dhe nesër në orët e pasdites, paralajmëroi DPHM. Deri të premten do të mbahet mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Maqedonia do të jetë në fazë portokalli në lidhje me rrezikun e temperaturave të larta.

Të shtunën gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryjë erë e forcuar jugperëndimore, por temperatura ende do të jetë e lartë. Gjatë natës drejt të dielës priten reshje të shiut të përcjella me bubullima të rralla. Të dielën do të fryjë erë e forcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulet dhe pritet të arrijë prej 25 deri në 32 gradë Celsius.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...