Nga e hëna fëmijët me tre doza vaksine do të shkojnë në kopshte

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri njoftoi se sot do të nënshkruajë vendimin e djeshëm të Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilin fëmijët që janë vaksinuar me dozën e tretë të DiTePer në 6 muajt e fundit mund të shkojnë në kopsht nga dita e hënë.

ILIR DEMIRI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Vendimin do ta nënshkruaj tani. Komisioni është i përbërë nga ekspertë të cilët marrin vendime të drejta në interes të qytetarëve dhe në interes të shpëtimit të jetëve”.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Sanitar Renata Mlladenovska, tha se sot do t’u dorëzohet vendimi i ri me sqarimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilin kopshtet do t’i pranojnë fëmijët që kanë kryer vaksinimin me tri doza kundër kollës së keqe. Ajo theksoi se inspektorati gjatë gjithë javës ka kontrolluar kopshtet dhe vaksinat e fëmijëve.

RENATA MLLADENOVSKA, DREJTORESHË E INSPEKTORATIT SHËNDETËSOR SANITARStrugaLajm

“Këtë javë Inspektorati Sanitar Shëndetësor ka kryer qindra inspektime të jashtëzakonshme në kopshte, në të cilat është konstatuar se po respektohet vendimi për ndalimin e pranimit të fëmijëve të vaksinuar plotësisht ose pjesërisht”.

Mlladenovska njoftoi se ISSH do të vazhdojë me inspektimet edhe në periudhën e ardhshme. Komisioni i sëmundjeve infektive dje rekomandoi  që fëmijët që kanë marrë tre doza të vaksinës DiTePer të mund të shkojnë në kopsht, por me kusht që të rivaksinohen pas gjashtë muajsh.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

In : Aktuale

Loading...
loading...