Nga java e ardhshme nis i ftohti polar!

RESHJE SHIU DHE DËBORE, NGA E MARTA TEMPERATURA NËN ZERON

Metereologët paralajmërojnë se jemi në prag të periudhës me mot më të ftohtë dhe dimrit të vërtetë. Sipas tyre vazhdon të zbresë masa e ftohtë ajrore nga arktiku drejt Maqedonisë së Veriut.

Në natën nga e hëna në të martën, reshje dëbore me intensitet të dobët do të ketë nëpër shumë vende, kurse nëpër disa qytete pritet të formohet shtresë e re dëbore.StrugaLajm

Në viset malore dhe në qendrat e skijimit pritet të formohet shtresë më e madhe dëbore deri në 20 centimetra.

Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje të reshjeve të borës. Pamjet që po I shihni janë nga Resnja. Atje Krishtlindjet shoqërohen me reshje dëbore.

Nga e mërkura pason periudha e motit të ftohtë, kurse gjatë mëngjesit temperaturat do të zbresin deri në minus 10 gradë. Gjatë ditës gjithashtu do të mbretërojë mot I ftohtë me temperatura rreth zeros. Gjithë kjo do të përcillet me erë të veriut që kohës pas kohe do të përforcohet./

In : Aktuale

Loading...
loading...