Nga muaji tjetër hiqen maskat në ambiente të hapura në Maqedoninë e Veriut

Për shkak të uljes së numrit të infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi i muajit tjetër maskat nuk do të jenë të obligueshme për ti mbajtur në ambiente të hapura.

Sipas portalit lokalno.mk, Komisioni për Sëmundje Infektive pritet që të sjellë vendim që nga 1 qershori maskat të mos jenë detyrim për ti mbajtur në ambiente të hapura. Por ato do të duhet ti kemi për në ambiente të mbyllura, si në hapësirat e mbyllura si qendra tregtare, dyqane apo edhe objekte tjera ku ka prani të shtuar.StrugaLajm

Së fundi gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet dhe se Qeveria nga java tjetër pritet të sjell masa të tjera lehtësuese. Masat e fundit për orë policore nga 00-04 do të vlejnë deri më 1 qershor, kur pritet edhe vendime të reja.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...