Nga nesër lamtumirë shi rikthehen temperaturat e larta

Edhe ditën e sotme veçanërisht pas mesditës vranësirat dhe shirat do të fuqizohen lehtësisht në territor, duke sjellë shira të dobët dhe afatshkurtër në veri dhe pjesërisht në qendër.

Por pasdite vonë dhe orët në vijuese rikthehen kryesisht kthjellime në të gjithë territorin. Ditën e nesërme, e diel 1 korrik, temperaturat do të rriten me 2°C gjatë mëngjesit, por rritje më të ndjeshme sjell mesdita kur pritet maksimumi 32°C.StrugaLajm

Sipas Meteoalb muaji korrik do të nisë dhe vazhdojë më shumë diell dhe temperatura të larta.StrugaLajm

Sidomos java e parë e tij, do të dominohet nga kthjellimet si edhe temperatura të larta. Pasditet do të kenë zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat malore ku priten rrebeshe të shkurtra por kjo nuk do të influencojë në fushën termike e cila do shënojë maksimume edhe mbi 35°C.

In : Aktuale

Loading...
loading...