Nga Ohri ,avion njëherë në javë drejt Stambollit

Fluturime të drejtpërdrejta nga Stambolli deri në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” do të vendosë kompania ajrore turke “Onur er” nga data 15 e muajit të ardhshëm, në bashkëpunim me tur-operatorin Tatirlbudur, paralajmëruan përfaqësues të kompanive sot në konferencën për shtyp në Stamboll.

Me rutën e re sezonale “Onur er” do të fluturojë një herë në javë, me nisje nga aeroporti “Ataturk” në Stamboll në ora 13:40, dhe kthim nga Ohri për në Stamboll në ora 15:00. Fluturimet do të jenë me aeroplanë të tipit Erbas A320.

Drejtori i përgjithshëm i “Onur er”, Teoman Tosum deklaroi se kompania ka qëllim të vendosë lidhje ajrore me destinacione që nuk i kanë përfshirë, duke shprehur bindje se ka interesim të turistëve turq për vizitë në Ohër dhe Maqedoni.

Fillimisht biletat për fluturimin do të shiten përmes “Tatil Budur”, por do të ofrohen edhe në shitje të hapur nëse ekziston interes në treg.

“Këtë vit do të organizojmë 22 tura deri në Ohër me 23 fluturime. Me këto fluturime do t’u mundësojmë turistëve turq që të udhëtojnë me çmime të volitshme, në gjashtë vende pa viza edhe atë Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi”, deklaroi drejtori ekzekutiv i përgjithshëm i tur-operatorit “Tatil Budur” Xhank Angin.StrugaLajm

Vendosja e linjës sezonale ajrore është rezultat i bisedimeve që kompania ajrore i kishte me Qeverinë e Maqedonisë, si përpjekje për tërheqje të sa më shumët turistëve në rivierën e Ohrit.

Turistët turq paraqesin segment të rëndësishëm në numrin e përgjithshëm të mysafirëve që qëndrojnë në Maqedoni. Vitin e kaluar Maqedoninë e kanë vizituar 129.708 turistë që është rritje për 22,7 për qind krahasuar me vitin 2016.

In : Aktuale

Loading...
loading...