Nga Ohri, te ishulli më i madh të gjarpërinjve në Prespë

Jo shumë larg Ohrit, ekziston një ishull mistik gjarpërinjsh ku nuk ka pasur njerëz për shekuj dhe ku flora dhe fauna e egër janë zhvilluar ndër vite, duke krijuar një botë të veçantë që nuk do ta shihni askund në Evropë.

“A keni dëgjuar për Golem Grad? Ishulli në liqenin e Prespës, i njohur edhe si ishulli i gjarpërinjve, ndodhet në Maqedoni, vetëm pak kilometra larg Greqisë dhe Shqipërisë. Përveç përqendrimit të madh të gjarpërinjve, si nepërkat, ishulli është një habitat i pasur për kafshë të tjera të rralla bimore dhe shtazore. Ai gjithashtu fsheh disa mbetje të rëndësishme arkeologjike historike dhe është një thesar i vërtetë për studiuesit, biologët dhe aventurierët”, e prezanton atë Robert Daçeshin, një shkrimtar udhëtimesh nga Bosnja.

Pak muaj më parë, në një det destinacionesh të bukura, por edhe emocionuese, rrugëtimi i Robertit e çoi në Golem Grad, një ishull me një sipërfaqe rreth 20 ha që u shpall rezervat natyror për shkak të veçorive gjeomorfologjike specifike dhe bimëve e kafshëve të veçanta. Ishulli u hap për vizitorët vetëm në vitin 2008 dhe sot zgjon kureshtjen e atyre që duan gjarpërinjtë dhe breshkat. Edhe pse situata ka ndryshuar ndërkohë, Golem Grad ende nuk është i mbushur me njerëz.

Sipas përshkrimit, aty ka rreth 7,000 gjarpërinj jo helmues, 2,000 nepërka (100 gjarpërinj për hektar, që është një popullsi shumë e dendur), dhe pak më shumë se 2,000 breshka.StrugaLajm

Vetëm 750 m i gjatë dhe 450 m i gjerë, ishulli piktoresk është i rrethuar nga të gjitha anët me shkëmbinj dhe shpella 20 deri në 30 metra të larta. Mbi to është një pllajë me dy kodra në veri dhe jug të ishullit. Aty shihen disa rrënoja dhe një kishë e shpallur monument kulture.

Se si duket oazi mesdhetar i gjarpërinjve, shikojeni në video:

https://youtube.com/watch?v=ikJVPYFj86c%3Ffeature%3Doembed
In : Aktuale

Loading...
loading...