Nga pjatalarës në trashëgimtar i italianit të pasur/ Historia e shqiptarit

I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, ishte Mark Ndoj nga Puka i cili tregoi historinë e tij se si nga pjatalarës u kthye në ortak dhe trashëgimtar i një italiani të pasur. Marku emigroi në Itali me gomone, u nis nga Bari drejt Romës dhe për 9 muaj jetoi tek djali i xhaxhait, por nuk gjente punë. Ai vendosi të kthehej në Shqipëri tek familja dhe djali i tij që po rritej, por përpara kësaj mendoi të qëndronte edhe një ditë.

“200 metra pa mbërritur tek vendi ku kërkoja punë më ndalon një motorr tek këmbët. Më thotë “do vish në punë?”. E shikova si i habitur dhe ai më thotë sërish “do vish apo jo apo të shkoj të marr ndonjë tjetër?”. Unë pa e menduar fare i mora kaskën dhe hipa në motorr. Më çoi afër Koloseut ku po ndërtonte një garazh. Më la aty dhe iku, nuk bisedova fare. Aty ishin dy rumunë, mjeshtra dhe unë bëja ndihmësin e tyre, llaç e pastrime. Pas dy ditësh që mbaroi puna vjen dhe më jep paratë e më përshëndet për të ikur. Mendova që t’i kërkoj punë sërish. Ai më tha që nëse ke nevojë për punë, kam sa të duash.

I thashë që po dhe ai nxorri një letër e më shkruajti adresën e një hoteli duke më thënë që do shkosh aty për të punuar si pjatalarës. Mendova t’i tregoj të vërtetën që unë jam klandestin, pa dokumenta dhe nuk mund të punoja por ai më thotë që të shkoja gjithsesi. Të nesermen shkova tek hoteli dhe pashë që ishte një hotel me 5 yje në një zonë ku zakonisht rrinin personat VIP. Më vinte turp të futesha brenda dhe e mora në telefon. Ai më tha që të futesha brenda tek hoteli por unë nuk u futa derisa doli ai vetë të më merrte. I tregova historinë e jetës time, vuajtjet që kisha kaluar për të ardhur në Itali dhe vendimin që kisha marrë për t’u rikthyer në Shqipëri nëse nuk do gjeja punë. Ai më tha që çdo gjë rregullohet, vetëm vdekja nuk ka zgjidhje”, tregoi Marku.LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Gjakmarrja, drama e 11-vjeçarit: S’di të shkruaj e lexoj, s’kam qenë asnjëherë në shkollë

Marku filloi punë si pjatalarës në hotelin e italianit të pasur, Masimos dhe punoi atje 9 muaj. Italiani krijoi shumë besim tek Marku dhe e ndihmoi të bënte dokumentat për të sjellë familjen në Itali. Pas 4 vitesh i ofroi Markut që të ishte ortak në bizneset e tij dhe vendosi emrin e shqiptarit mes listës së pasardhësve që do u trashëgonte pasurinë. Masimo e kishte ndarë pasurinë mes 3 nipërve dhe Markut. Mirëpo Marku nuk pranoi të ishte pjesë e testamentit duke parë xhelozinë e nipërve të Masimos. Ai e kishte thirrur sot italianin në “E diela shqiptare” për ta falenderuar dhe për t’i ofruar të jetojë me të dhe të kujdeset për të.  Masimo tregoi se ishte ndershmëria e Markut ajo që e bëri të kishte besim tek ai. Dikur Marku kishte gjetur një çantë me para dhe dokumenta dhe ja kishte dorëzuar Masimos. Aty Masimo ishte bindur se Marku duhet të ishte ortaku i tij. Italiani i pasur ka vendosur që këtë muaj të hapë edhe një disko me emrin e Markut, biznes të cilin do ta kenë bashkë.

Dashi

Duhet të mundoheni që të kapni fluturimthi mundësitë që do ju ofrohen. Shpesh nuk i vini re dhe i lini që t’iu ikin. Ndërkohë që kjo është periudha më e mirë për të përfituar nga mundësitë që ju ofrojnë yjet, pasi në muajt në vijim do të mblidhni frytet e asaj që po bëni tani. Sa i takon ndjenjave, ka disa dyshime që kanë nevojë për sqarim.

Demi

Do të përballeni me disa probleme të sferës sentimentale, ndaj mundohuni që të sqaroni çdo dyshim, pasi gjatë muajit në vijim, gjërat do të komplikohen mjaft. Po ashtu mundohuni që të mbani nën kontroll financat, pasi së fundmi keni shpenzuar shumë.

Binjakët

Si fundjavë që është keni nevojë për një periudhë pushimi për tu rigjeneruar, e keni vërtetë nevojë pas ngarkesës që keni kaluar dhe për të kuptuar se cilat janë gjërat më të mira që duhet të bëni. Ndoshta do ju duhet një ndryshim jo për fajin tuaj, por për shkak të situatave që ju rrethojnë.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë mjaft e favorshme, e mbushur me entuziazëm dhe që duhet jetuar në çdo moment. Shmangni çdo lloj diskutimi, pasi nuk ia vlen që të shkatërroni një ditë si kjo. Bëni mirë që ti kushtoni më shumë kohë mirëqenies tuaj dhe dashurisë.StrugaLajm

Luani

Ju pret një ditë rikuperimi, në raport me ato që keni lënë pas, kur jeni përballur me një sërë shqetësimesh. Fatmirësisht çdo gjë ka kaluar, dhe do të keni mundësi që të merrni më shumë kënaqësi.

Virgjëresha

Ndiheni disi të lodhur, ndaj përfitoni nga kjo fundjavë për të pushuar dhe relaksuar, edhe pse ngarkesat nuk do të mungojnë. Bëni kujdes ndaj raporteve ndërpersonale dhe shmangni diskutimet.

Peshorja

Duhet të mundoheni të organizoni më mirë kohën tuaj. Po lini pas dore ndjenjat dhe me gjasë nuk do e shihni sa doni njeriun tuaj të zemrës. Gjatë kësaj fundjave janë mjaft të favorizuara raportet ndërpersonale, ndaj përfitoni që të zgjeroni miqësitë. Në punë do të përballeni edhe me disa probleme.LEXO EDHE:  Historia e tatuazhit të Justin Bieber. StrugaLajm

Akrepi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm, ku më në fund mund të lini pas problemet e ditëve të kaluara. Mundohuni që të udhëtoni, pasi lëvizjet janë mjaft të favorshme. Në dashuri kërkoni më shumë siguri.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës duhet të sqaroni situata. Nëse së fundmi keni pasur probleme në sferën profesionale, tashmë gjërat do të ecin më mirë. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për vete dhe për partnerin/en!

Bricjapi

Jeni në një fazë rikuperimi, edhe në sferën sentimentale, pasi në këtë fazë të muajit, mund të ketë lajme të bukura në dashuri. Kjo gjë do të varet shumë prej teje dhe nga dëshira për të çuar përpara një histori. Kushtet për ta bërë janë të gjitha, duhet vetëm pak më shumë entuziazëm, shkruan noa.al.

Ujori

Do të jeni të detyruar që të punoni pak më shumë lidhur me një projekt tuajin, pasi puna do të jetë e kënaqshme. Do të përballeni me ndonjë problem të vogël financiar, ndaj duhet ta mblidhni dorën për shpenzimet. Gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar pasi stresi nuk do të jetë vetëm psikologjik.

Peshqit

Ju pret një ditë me fat dhe e mbushur me emocione pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Qielli do të jetë i mbushur me fitore dhe kënaqësi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj dikujt, i cili për shkak të xhelozisë ndoshta kund të flasë keq pas kurrizit.

Ditën e sotme, këngëtarja shumë e dashur për publikun Afërdita Dreshaj feston 33 vjetorin e lindje së saj. Dhuratat e para Afërdita i ka marrë që ditën e djeshme nga e motra.

Këngëtarja ka marrë shumë urime nga miqtë dhe familjarët e saj por ai që ka tërhequr gjithë vëmendjen është urimi i bashkëshortit të saj Jakub Kindl, i cili shkruan fjalët më të bukura dhe të ndjera për gruan e tij.LEXO EDHE:  Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës/ Charles Ponzi, historia e një njeriu dhe e një mashtrimi.

“Gëzuar ditëlindjen për një njeri special i cili po i sjell shumë gëzim zemrës sime. Jam falenderues për çdo moment që kalojmë bashkë dhe shpresoj që lumturia jonë mos të mbarojë asnjëherë”,- ka shkruar sportisti në postimin e tij në ‘Instagram’ së bashku me një galeri fotosh të Afërditës gjatë momenteve më speciale të tyre.

Aktori i famshëm, Eddie Murphy, flitet se do të marrë një shumë të madhe parash nga gjiganti i filmave, Netflix.

Sipas TMZ 58 vjeçari do të rikthehet sërish te komeditë dhe po negocion një marrëveshje, e cila vlen rreth 70 milionë dollarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...