Nga sot në stinën e pranverës

BARASNATA PRANVERORE…(12 orë ditë, 12 orë natë)E diel, 20 mars 2022, ora 16:33, hyjmë zyrtarisht në stinën e pranverës edhe pse klima vazhdon të jetë ende tipike dimërore.Fillimi zyrtar i një stine vendoset në bazë të pozicionit të tokës me diellin. Pranvera astronomike fillon ditën e ekuinoksit (barasnatës). Fjala equinox rrjedh nga latinishtja “equi noctis” që do të thotë “natë e barabartë”. Kjo ndodh dy herë në vit. Ekuinoksi pranveror dhe ekuinoksi vjeshtor (barasnata e vjeshtës) që ndodh në shtator. Dielli lind pikërisht në lindje dhe perëndon saktësisht në perëndim. Simbolikisht është një fenomen që është konsideruar moment rilindjeje, ripërtëritjeje e pjellorie.Gëzuar! 🥂

Xhemi HajrediniStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...