Nga Struga, kalon “Autostrada energjitike” Shqipëri-Maqedoni

Shqipëria dhe Maqedonia do të lidhen me një linjë të drejtpërdrejtë energjetike, gjë që do të përmirësojë lidhjen e sistemit shqiptar të energjisë me rajonin.

Projektligji i marrëveshjes për projektin e linjës së transmetimit 400 kv Shqipëri-Maqedoni u miratua sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, njofton ATSH, transmeton MIA.

Projektligji parashikon ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe KFW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) dhe KFW Frankfurt am Main, për projektin Linja e transmetimit 400 kv Shqipëria-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë)”.

Gjatë prezantimit të projektligjit, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Dorina Cinari theksoi se nuk ka pasur më parë një linjë transmetimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe se falë kësaj marrëveshjeje OST-së i krijohet mundësia për investimin infrastrukturor të linjës 400 kv.StrugaLajm

“Projekt-akti është në përputhje të plotë me politikat qeverisëse, në kuadër të mbështetjes së sektorit elektro-energjetik në Shqipëri, pasi synon rritjen e kapaciteteve të transmetimit të energjisë, përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, krijimin e kushteve për një treg të integruar të energjisë, i cili mundëson kapacitete në import-eksport të energjisë elektrike në rajon”, tha zëvendësministrja Cinari.

Në përfundim të diskutimeve anëtarët e të dy komisioneve e miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë duke ia përcjellë për shqyrtim seancës plenare.

In : Aktuale

Loading...
loading...