Ngadale beg se ka hendek

Nga Sulejman Mehazi

Janë mbledhur tog  beglerë e agallarë të partive politike shqiptare për të hyrë e formuar qeverinë e re të Maqedonisë. Kryetarë, anëtarë të kryesive qendrore , simpatizantë e militantë  i kanë spërhellur dhëmbët për t’i bërë më të bukur, gojët e gjuhët e tyre përgatiten për lavde e gënjeshtra, fytyrat e tyre do bëhen të pudrosura, të lyera e të përlyera për t’u bërë të ri e më të bukur, teshat e tyre do ndriçojnë njësoj sikurse Marrëveshja Politike Shqiptare e Tiranës. Ngadalë he burra, beglerë e agallarë shqiptarë,  keni hendeqe të mëdha, mos bëni hop pa kaluar gropën e madhe të marrëveshjes suaj politike nënshkruar në kryeqytetin e Shqipërisë.StrugaLajmStrugaLajm

Mos harroni se nuk jeni të parët e qeverisjes suaj, që 27 vjet të njëjtat veprime politike, plotë fraza premtimesh e patriotizmash para hyrjes në qeveri, plotë lavde e gënjeshtra pas hyrjes në qeveri. Më ngadalë e burra se aq i lezetshëm është pushteti saqë prej  burrit të fortë patriot të transformon në grua të butë e prostitutë. E dini se parajsa më e lezetshme, më e këndshme e kësaj bote njerëzore është pushteti, mos harroni se kjo parajsë më vonë për ju mund tē transformohet në ferrin më të keq Zekar, ku e përmend dhe Zoti në librin e Tij të shenjtë, Kuranin. Sesa i këndshëm, i ëmbël e mashtrues është pushteti do t’ju tregoj fjalët e sinqerta e shumë domethënëse të një ish-funksionarit të lartë politik: “Pasi mora postin e lartë, pa bërë një muaj e pyeta sekretaren për datën e rrogës sime. Për çudi, ajo më tha, ditën që keni marrë postin udhëheqës së kësaj ministrie(drejtorie), ju kemi lëshuar honorare të përditëshme. Sa herë që futja kartelën time në bankomat për t’u furnizuar, aq më shumë më rritej suma e parave në bankë, llogarite sa e lezetshme është qeveria, sa më shumë që merrja para në zhirollogarinë time, aq më shumë më shtoheshin paratë, kurrë nuk zvogëloheshin.” Pra ngadale beg se ka hendek, mos bëni hop pa mos kaluar jazin, ju politikanë  shqiptarë të kohës së Zaevit. Me shekuj të tërë ka zënë besë e është mashtruar populli shqiptar. Ne më shumë besojmë, sesa mendojmë e  analizojmë, prandaj për herë mashtrohemi e gënjehemi lehtë.

Populli jonë më shumë ju beson politikanëve, sesa vetëvetes, prandaj kemi qenë, jemi e do të jemi kështu si jemi.StrugaLajm


Loading...
loading...