Ngjarja e “Komiteteve” në Ohër është duke u hetuar

Ndeshja ndërmjet Ohrit dhe Vardarit ka përfunduar pa gola, por një incident i madh ka ndodhur në tribunat e stadiumit të Ohrit. Për shkak të incidentit dhe tërbimit të mbështetësve të Vardarit, nga SPB Ohër kanë konfirmuar se kanë hapur hetime.

“Gjatë ndeshjes së futbollit në qendrën sportive “Biljanini Izvori” në Ohër, një grup i madh tifozësh kanë prishur rendin publik duke dëmtuar dhe shkatërruar inventarin e stadiumit, si dhe duke shkaktuar dhunë, djegie dhe hedhur mjete piroteknike. “Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë është parandaluar tentativa për dhunë dhe sjellje të pahijshme në një ndeshje sportive, janë gjetur dhe konfiskuar fishekzjarrë, pishtarë dhe mjete të tjera piroteknike”, informojnë nga SPB Ohër.

Për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe shkeljes së inventarit nga “Komiti”, ka reaguar policia, por fatmirësisht është shmangur një ngjarje më e rëndë percjell/alsat.mk/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...