Ngjarje historike :LUFTA E VEBI ZIBËS ME FORCAT SERBE

Vazhdojmë me ngjarjet historike për Dollogozhdën

Shkruar nga Agim Dauti/Strugalajm.com

LUFTA E VEBI ZIBËS ME FORCAT SERBEStrugaLajm

Jemi në periudhën e okupimit serbobullgar nga vitet 1912 – 1940! Për fat të keq na duhet të përsërisim të pakta janë shënimet nga ana e shqiptarëve dhe më shumë kanë ngelur nga gojëdhënat! Por ngjarjet janë të vërteta se ka fakte dhe dëshmi të të vrarëve maskaruarve, dëshmi janë varret e tyre por për të vërtetuar këta ngjarje historike bazohemi në shkresat e atyre që kryen vrasjet dhe masakrat e ndryshme!
,,Ata,, nuk kanë histori dhe nga asgjë po bëjnë histori,krijojnë heronjë dhe legjenda të rreme, ne e kemi historinë e lavdishme heroike dhe kur shkruajm për një ngjarje me fakte dhe dëshmi, nuk kuptohet përse del x dhe y dhe në vend që të mbështeten fuqishëm këto fakte historike të shqiptarëve, ata i kontestojnë???!!!
Në këtë postim bëhet fjalë për vazhdimin e vrasjeve serbo-bullgare të ndihmuara nga sllavët e rrethinës në Dollogozhdë dhe rrethinë!
Të bazuar në shënimet e Arhivit Qendror Shqitar,Shaban Brahës ,,gjenocidi serbomadh,, të Nebi Dervishit ,,Krimet serbe në Pesoçan të Ohrit,, Petar Çaulev ,,Albania 1924,, Vasil Kënçov ,,Izbrani dela,,Dr Xheladin Shala ,,Marrëdhëniet shqiptaro-serbe,, M. Edith Durham ,,Njëzet vjetë ngatërresa ballkanike,, Mitko Panov ,,turski dokumenti na historijata,, Katerina Todorovska historiane, Bugari u Ohridu, Vebi Xhemaili historian, Milan Matov, Carnogie Endowment ,,raporti i vitit 1913,, ,,Historia e Shqipërisë vëll III,, ,,Dokumenti o spolnoj politici Krajlevine Serbije 1903-1914 Dimitrie Tucoviq ,,Serbia e Shqypnia,, 1968 HHStA-PPA – Telegram i Hoflehnerit nënkonsul austro-hungarez në Nish, Haus Hof und Stadsarich Politischen Archiv AlbanienTelegramet e shumta nga konsujt në Manastir drejtuar Europës, gazetat shqiptare ,,Liria e Shqipërisë,, Gazeta ,,Përlindja e Shqipërisë,, dhe mbi të gjitha nga gojëdhënat e vendalive dollogozhdarë!
Një shënim i shkurtër, shpesh herë në këtë periudhë flitet për një personalitet Petar Çaulev i cili ka shkruar librin ,,Shqipëria 1924,, në dokumentet shqiptare është quajtur Petrush dhe sipas gjitha gjasave fakteve të pamohueshme ai ka qenë shqiptar ortodoks!StrugaLajm

Kjo ngjarje me siguri ka ndodhur në vitin 1920 disa ditë pas masakrës së Pesoçanit më 11 nëntor 1920! Atë ditë të 11 Nëntorit 1920 forcat e armatosura serbo-bullgare me urdhër të Krajlit të Serbisë që të vritet çdo i gjallë ata u drejtuan nga Pesoçani, pasi atje vranë të gjithë ata që i gjetën në fshat me gra, fëmijë pleq e të rinj! Nga aty shpëtuan vetëm ata që nuk u gjinden në fshat në ata momente dhe ata që dëgjuan krismat dhe që i kishin shtëpitë në dalje të fshatit! Gra, fëmijë pleq ikën maleve duke marrë drejtimin për në fshatrat e Strugës si Dollogozhdë, Koroshishtë, Livadhi etj!
U vranë dhe u masakruan atë ditë në Pesoçan 94 persona (2 gra dhe 2 fëmijë) (Dr Nebi Dervishi ,,Krimet serbe në Pesoçan të Ohrit,, Serbet e kryen këtë masakër për hakmarrje sepse çeta e luftarëve shqiptarë kishin vrarë disa xhandarë serb! Prej asaj dite Pesoçani u shua!
Formacionet ushtarake serbo-bullgare pas masakrës në fshat u drejtuan malit në ndjekje të personave të ikur maleve! Gjatë ndjekjes së tyre nëpër male ata vranë disa persona të moshuar që nuk kanë mundur të ecin!
Vebi Ziba atë ditë bashkë me bariun ishin në mal me dhen e dhi!Bariu(sipas tregimit të moshuarve të cilët e kan pas me të dëgjuar si Qani Bilali Ali Seferi, Fida Reçi etj por tregimi i tyre përputhej me njëritjetrin) ka qen nga Koroshishta! Ata kullotnin bashkë bagëtinë në vendin e quajtur ,,Gropa e Jeshilit,, kur në të përenduar dielli dëgjojnë britma grash dhe fëmijësh që iknin me të nxituar!
Vebiu ishte i armatosur me një pushkë, hoqi pushkën nga krahu dhe me të shpejtuar del tek ,,Përroi i Hithrave,, për të takuar ndonjë prej personave që iknin duke qarë e uluruar! Doli shpejt në rrugë dhe aty takoi një grua me fëmijët duke nxituar dhe e pyeti se çfarë po ndodhte, dhe ajo në shpejtësi i tregoi se serbet i kanë vrarë të gjithë në fshat dhe se kanë djegur të gjitha shtëpitë!
Vebiu u ndal për një çast dhe pa nga ana e ,,Lisit me Ujë,, akoma vinin gra e fëmijë duke nxituar e duke qarë! Në largësi dëgjoi edhe krisma pushkësh! Shpejt zbriti më posht duke i bërtitur bariut!
shpejt të nxjerrim bagëtinë nga ana matanë se duket se vijn ushtria serbe!
Bariu filloi të mbledh bagëtinë që t’i nxjerr nga ana tjetër, sepse nga përvoja e dinin se kur vijnte ushtri e huaj ata mblidhnin çfarë mbërrinin sidomos bagëtinë për të ushqyer ushtarët e vet!
Krismat filluan të ndëgjohen edhe më afër! Për një çast Vebiu i pa ushtarët serb në çdo anë të ,,Përroit të Hithrave,, duke zbritur për poshtë! Nxitoi duke bërtitur për nga bariu që të nxjerrin bagëtinë nga ana tjetër! Ishte e kotë, ata veç ishin afruar dhe i vërejtën!
Vebiu hoqi pushkën nga krahu dhe u shtri, vetëm pesë fishek i kish me vehte! Edhe Bariu u shtri pranë ti! Bagëtia u trembën nga krismat dhe u shpërndan nëpër mal!
Serbet filluan të qëllojnë mbi ta! Vebiu gjakftoht qëndronte akoma, e dinte se nuk ka shumë fishek! ,,Do pres sa të afrohen ushtarët e parë dhe të qëlloi që t’i kem më afër për tu marrë fishekët,, Derisa u afruan në disa metra largësi Vebiu qëlloi e pa që xhandari ra në tokë, qëlloi dhe tjetrin, edhe ai u rrëzua! I foli bariut që e kishte pranë të shkoi të marr pushkën dhe fishektë e ushtarit serb! Bariu filloi barkas të ec ngadal dhe mbërrini tek ushtari por sa bëri një lëvizje një plumb e goditi dhe ngeli i plagosur! Vebiu qëlloi përsëri, nuk e dinte më nëse ka goditur ngonjë ushtar por një gjë e dinte se edhe ata u ndalën dhe qëllonin shtrirë! Në pushkë i ngeli edhe një fishek! Rrugdalje nuk kishte dhe për një moment mendoi ,,do çohem do nxitoj drejt ushtarëve të vrarë për t’u marrë fishekët,,!
Dhe ashtu bëri hodhi gunën nga krahët, u çua në këmbë dhe duke vrapuar e shtiu edhe fishekun e fundit, por para se të arri tek ushtarët e vrarë një plumb e goditi dhe ai ra! E pa bariun e plagosur pak më tutje! Çdo gjë ishte e kotë! Ushtarët serb pritën edhe pak kohë dhe kur panë se nuk qëllon njeri filluan të afrohen dhe i gjetën të dy të plagosur!
Edhe pse ishin të plagosur ata mbi Vebiun dhe bariun kryen masakra çnjerzore!
Pas aktit vrastar ata u nisën drejt Dollogozhdës!
Për atë se çfarë ndodhi më pas do lexoni në postimin e radhës, por kufomat e Vebiut dhe bariut u varrosën pas disa ditësh, dhe pasi ishin keq të dëmtuar ata u varrosën atje tek ,,Gropa Jeshilit,,! Sipas tregimeve të moshuarve që kanë marrë pjes atje, kanë thënë se bariu me duar kish gërmuar nga dhimbja një grop të madhe!

Janë ngjarje të vërteta të ndodhura kohë më parë! E di që disa persona interesohen për shkrimet e publikuara, por kanë ku të gjejnë fakte dhe dëshmi për këto ngjarje!

In : Aktuale

Loading...
loading...