Ngjitëset ‘NMK’ në targa ja sa do të kushtojnë?

Në vend të targave të reja do të aplikohen ngjitëse me kodin e emrit të ri kushtetues “NMK”.

Kjo masë do nis të aplikohet nga 13 shkurti, por deri tani nuk ka ngjitëse të tilla.

MPB-ja informon për “Sloboden Pecat” thekoi se është në proces dhe se operatori i përzgjedhur ekonomik do të mbërrij në kohë.

Ngjitëset do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë.StrugaLajm

“Ju informojmë se sipas vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çmimet e formularëve të nxjerrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 03.01.2024, çmimet e ngjitëseve do të variojnë nga 30 deri në 50 denarë. Sipas Marrëveshjes Kornizë për prokurimin e targave të regjistrimit, është lidhur një marrëveshje porosie me operatorin ekonomik të përzgjedhur, për të cilin janë duke ecur afatet ligjore për dorëzimin e ngjitëseve”, thonë nga MPB.

Qytetarët që kanë automjete do të mund t’i ndërrojnë ngjitëse edhe pas datës 12 shkurt, por nga 13 shkurti nuk do të mund të dalin jashtë vendit me targat e vjetra të shënuara “MK”.

Tenderin për blerjen e afisheve “NMK” e ka fituar kompania “Kvantum dooel Shkup”, ndërsa prodhues i pllakave do të jetë kompania gjermane “EHA Hoffman”.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...