Nijazi Xhumkar:Ne, bashkë me ju do ta ndalim vjedhjen

Ne e filluam me slloganin “Pastër”, filluam me kandidat të pastër, filluam me një përbërje të pastër për në këshill, me qëllime të pastra, me synim e rrugë të pastër dhe do t’ia arrijmë. Ndërsa dikush për çdo javë ndryshon slloganin dhe nuk ka ndryshuar asgjë tjetër në historikun e tyre, përveç slloganit. Strukturat e njëjta, vetëm sllogani ndryshon. Ata nuk do të vjedhin më, jo. Ne, bashkë me ju do ta ndalim vjedhjen. Rilindja e Strugës veçmë ka nisur. Prezenca juaj e vërteton këtë. Sigurisht ka edhe shumë të tjerë që kanë dëshirë të madhe të jenë sonte prezent, por që i kuptjmë aryet e mungesës. Por në vendvotim, në kutitë e votimit do ta japin verdiktin e vet për atë që të gjithë e presim. Për ndryshimin në Strugë sepse Struga jemi të gjithë ne.

Pjesë nga fjalimi i Nijazi Xhumkar në Ladorisht kryesues i Listës së Aleancës në Këshillin komunal StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...