Nipi vjedh shtëpinë e gjyshit dhe e paraqet rastin në polici

Të martën rreth orës 18 e 20 minuta, E/K/ (28) nga fshati Urviç i Tetovës, ka denoncuar në polici vjedhje të rëndë në shtëpinë e gjyshit të tij, i cili është me punë të përkohshme në Itali. Sipas tij vjedhja ka ndodhur në periudhën mes 15 dhe 19 dhjetorit.
Mirëpo pak më vonë, pas masave të ndërmarra, policët kanë zbuluar se ai vetë ka vjedhur stoli ari dhe një pistoletë gazi me vlerë rreth 120 mijë denarë dhe ia ka dhënë që t’ia ruajë mikut të tij me iniciale B.A. (32) në Tetovë.

Stolitë dhe pistoleta janë gjetur te B.A. dhe i janë kthyer pronarit M.U. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër E.K. do të ngritet padi adekuate.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...