Nis hetimi për grupin e nxënësve që shpërndajnë fotografi nudo në rrjetet sociale

Përmes një grupi në “Telegram” nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë shpërndajnë fotografi eksplicite të vajzave të mitura të shkollave të mesme, informon “Radio MOF”.


Nga “A1 on” kanë kontaktuar një profesoreshë nga një shkollë e mesme e cila theksoi se bëhet fjalë për fotografi të vajzave të mitura prej 12 dhe 13 vjeç. Një pjesë e fotografive janë nga profilet e tyre, por disa janë marrë nga komunikimi privat me shokët ose partnerët e tyre.
Profesoresha shton se një pjesë e profileve janë të rrejshme dhe nuk dihet mosha e anëtarëve të grupit.
Ndërsa nga Byroja për Siguri Publike (BSP) menjëherë kanë filluar hetimin për motivin dhe formimin e grupit të “Dhomës Publike” në rrjetin social “Telegram” në të cilën nxënësit e shkollave të mesme shpërndajnë dhe komentojnë fotografi eksplicite, njoftoi nëpërmes profilit të saj në Facebook, zv. ministrja e MPB-së, Sllavjanka Petrovska.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...