Nis projekti për subvencionimin e 10 mijë inverterëve për qytetarët

Jani Makraduli, zv.ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, paralajmëroi se prej sot do të fillojë projekti për kondicionerët inverterët, transmeton Portalb.mk.

“Janë sqaruar të gjitha dilemat juridike, janë transferuar mjetet financiare deri tek komunat, ndërsa ata me programin e tyre do të përcaktojnë zonat dhe do të mundësojnë implementimin e projektit për kondicioner inverterë. Mendoj se projekti fillon sot menjëherë pas seancës së Qeverisë në Shtip”, deklaroi Makraduli.

Ai ishte në prezantimin e projekteve ekologjike në shkollat fillore “Kiril dhe Metodi” dhe “Aleksandër Turunxhiev”.

Përndryshe, në Seancën e 171-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, një nga vendimet që u morën ishte edhe subvencionimi i sistemit të ngordhjes nëpër objekte, si masë kundër ndotjes së ajrit.StrugaLajm

“Në këtë Seancë janë sjellë ndryshimet në Programin për zvogëlimin e ndotësve të ajrit për vitin 2019-të, duke u ndarë 741 milionë denarë për ndërrimin e sistemit ndotëse për ngrohje në objektet publike si dhe në shtëpi, si dhe për furnizimin me energji efikase dhe krijimin e sipërfaqeve të reja urbane të gjelbra”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ndër të tjera, nga Qeveria informojnë se 620 milion denarët e kësaj  vlere, do të ndahen për qytetin e Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe Kërçovës, për realizimin e fazës së dytë të projektit për furnizimin e 10 mijë shtëpive me inverter klime.

In : Aktuale

Loading...
loading...