Nis vaksinimi kundër dy viruseve, mjekët: Mbrojnë fëmijët nga infeksionet e rënda

 

 Prej sot fillon vaksinimi tek fëmijët me dy vaksina të reja kundër virusit Rota dhe virusit Pneumokok. Mjekët thonë se vaksinimi kundër virusit Rota jepet në mënyrë orale në tri doza, nga mosha  gjashtë javë deri në 32 javë.

Doza e parë e vaksinës duhet të jepet para se foshnja të arrijë 15 javë, ndërsa të tri dozat e vaksinës duhet të merren para se të arrijnë tetë muaj, ndërsa vaksina kundër virusit Pneumokok jepet në mënyrë intramuskulare, e cila mbron kundër më shumë stereotipave të Pneumokokeve, të cilat shoqërohen me infeksione të rënda tek fëmijët. Fëmija mund të marrë nga një deri në katër doza, varësisht  nga  mosha.

“Duke marrë parasysh se komplikimet nga këto sëmundje janë deri  në një vit, qëllimi është që të mbrohen këta fëmijë deri në moshën 1 vjeçare, atëherë jepen këto vaksina. Virusi Rota jep dehidrim të rëndë, infeksion bakterial, streptokokus, pneumoni, kurohet me antibiotik në çdo rast, megjithatë në këtë moshë mund të japë komplikime, si p.sh. pneumoni. Më e komplikuar është shërimi i tyre, duhet  trajtim spitalor”,- deklaroi mjeku, Aleksandar Ristovski.StrugaLajm

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksinat jo vetëm që e mbrojnë individin, po e mbrojnë edhe bashkësinë, duke krijuar imunitet kolektiv. Ato janë vaksina jashtëzakonisht cilësore dhe të testuara nga prodhues europianë.

In : Aktuale

Loading...
loading...